Pediatri

nën82019

Infertiliteti mashkullor, duhet luftuar që në fëmijërinë e hershme

Për të luftuar infertilitetin mashkullor, është e nevojshme një aleancë mes andrologëve dhe pediatërve. Kjo çështje është diskutuar në Kongresin XIII Shkencor Kombëtar të Federatës Italiane të Mjekëve Pediatër (FIMP), në të cilin për herë të parë është organizuar një sesion i tërë mbi andrologjinë.
"Infertiliteti mashkullor është shndërruar në një problem të rëndë të shëndetit publik, që duhet mbajtur nën kontroll, duke nisur që nga fëmijëria e hershme", konfirmon Mattia Doria, sekretare e Aktiviteteve Shkencore në FIMP.

Përkrah arsyeve sociale dhe ekonomike, infertiliteti mashkullor është një ndër shkaqet e mungesës së lindjeve. Vlerësohet se përqendrimi spermatik, ashtu si dhe numërimi spermatik total, është përgjysmuar gjatë 40 viteve të fundit. Shkaqet e infertilitetit janë të panjohura në 75% të rasteve, por duket se ekzistojnë parametra që mund dhe do të duhej të monitoroheshin që në muajt e parë të jetës, siç është vëllimi testikular që, sipas një sondazhi (Amico Andrologo Survey) rezulton të jetë i reduktuar në 14% të të rinjve italianë 18-vjeçarë.
"Këto detyra i takojnë kryesisht pediatrit të familjes që, gjatë bilanceve të shëndetit, dedikuar moshës së adoleshencës, mund të ketë një rol thelbësor në parandalimin primar e sekondar të këtij shqetësimi", thotë Rossella Cannarella (Ndërmarrja Spitalore Universitare, Poliklinika "Vittorio Emanuele", Katania). "Pediatri i familjes duhet të mësojë gjithnjë e më shumë të ndërveprojë me specialistin androlog për të optimizuar rrjedhën e diagnozës dhe të terapisë", thotë Paolo Biasci, President Kombëtar i FIMP-it.

Në fakt, siç shpjegon Doria, shumë patologji andrologjike kanë shpesh origjinë prenatale dhe mund të nisin gjatë fëmijërisë apo adoleshencës. Për këtë arsye, nuk duhet të mendojmë se i përkasin vetëm të rriturit apo moshës së tretë. Gjithashtu, gjendja shëndetësore e të rriturit mund të ndikohet negativisht nga një vonesë në diagnostikimin e disa patologjive, siç është kriptokridizmi apo në ndërhyrjet terapeutike. "Për gjithë këto motive, do të nisim një dialog të shkurtër me shoqatat dhe shoqëtitë shkencore që përfaqësojnë andrologjinë italiane. Duam të shtojmë njohuritë dhe të institucionalizojmë qasjen bashkëpunuese për të ofruar asistencë më të mirë dhe këshillim fëmijëve dhe adoleshentëve dhe familjeve të tyre", përfundon Doria.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>