Pediatri

dhj102021

Adoleshentët që përballen me dhunën. Sa efikase janë programet e parandalimit?

Sipas një studimi të botuar në Jama Pediatrics, programet parandaluese mund të jenë efektive në reduktimin e episodeve të dhunës fizike mes adoleshentëve. Nga ana tjetër, është e paqartë nëse programe të tilla prekin edhe dhunën me sfond seksual. "Kjo metaanalizë identifikon edhe disa strategji që mund t'i përdorin funksionarët e shëndetit publik dhe studiuesit për të përmirësuar efektivitetin e programeve, përfshirë përshtatjen e ndërhyrjeve për të rinjtë me rrezik të lartë, ose më të mëdhenj", specifikojnë studiuesit. Rezultatet sugjerojnë se përfshirja e prindërve në programe mund të përmirësojë efektivitetin e këtyre të fundit.

Dhuna, qoftë fizike apo seksuale, është shumë e zakonshme tek adoleshentët. Në rastin e dhunës fizike, iu referohemi akteve të sulmit fizik si p.sh. shuplakat ose goditjet ndaj partnerit, ndërsa dhuna seksuale iu referohet akteve të tilla si detyrimi ose përpjekjet për ta detyruar partnerin të marrë pjesë në akte seksuale. Hulumtimet kanë dokumentuar lidhje të rëndësishme midis dhunës seksuale dhe fizike dhe rezultateve negative afatshkurtra dhe afatgjata, përfshirë depresionin, tendencën për vetëvrasje, sjelljen antisociale, përdorimin e substancave, lëndimet që kërkojnë kujdes mjekësor, dhunën nga partneri intim dhe vdekjen", shkruajnë ata.
Për të vlerësuar efektivitetin e programeve të parandalimit, studiuesit kryen një rishikim sistematik dhe metaanalizë të 18 sprovave klinike me përzgjedhje rastësore, që përfshinin gjithsej 22,781 fëmijë deri në 18 vjeç. Në përgjithësi, ndërhyrjet u shoqëruan me reduktimin e dhunës fizike dhe seksuale. Më pas, u konstatua një lidhje e rëndësishme statistikore me reduktimin e kryerjes së veprimeve të paligjshme me prirje perverse dhe vetë faktin e përjetimit të dhunës fizike, por jo me dhunën seksuale. Janë kryer disa analiza, duke përfshirë ato që tregojnë se ndërhyrjet me efekt më të gjerë ishin ato që përfshinin të rinjtë në rrezik, adoleshentët mbi 15 vjeç dhe prindërit. Studiuesit duhet të kryejnë studime të tjera dhe të vlerësojnë ndërhyrjet në popullatën e cenueshme, përfshirë familjet me të ardhura të ulëta dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara, ose me orientime të ndryshme seksuale (LGBTQ).

Siç theksohet në një editorial që ka lidhje me studimin, për të vlerësuar efektivitetin e programeve, ka një rëndësi thelbësore të merren parasysh, përveç reduktimit të dhunës fizike dhe seksuale, edhe rezultatet që fokusohen në forma të tjera të dhunës, duke përfshirë ngacmimin seksual, por gjithashtu abuzimin emocional dhe financiar. Studimet do të duhet të marrin në konsideratë edhe mënyrën e zbatimit të programeve, në mënyrë që ato të jenë të aksesueshme.


JAMA Pediatrics 2021. Doi: 10.1001/jamapediatrics.2021.4829.
https://doi.org/10.1001/jamapediatrics.2021.4829

JAMA Pediatrics 2021. Doi:10.1001/jamapediatrics.2021.4835.
https://doi.org/10.1001/jamapediatrics.2021.4835


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>