Pediatri

tet222024

Defektet kardiake. Rrezik më i lartë për fëmijët e konceptuar me fekondim in vitro

Fëmijët e lindur nëpërmjet teknologjisë riprodhuese të asistuar, siç është fekondimi in vitro kanë një rrezik 36% më të lartë për të lindur me një defekt kardiak krahasuar me fëmijët e lindur nga ngjizja në mënyrë spontane.

Kjo është demonstruar nga një studim i botuar në European Heart Journal, i cili mund të ndihmojë për të identifikuar më herët dhe për të trajtuar më mirë ata që mund të preken nga kjo gjendje.

"Hulumtimet e publikuara më herët kanë treguar se fëmijët e konceptuar me riprodhim të asistuar kanë një probabilitet më të madh për të lindur jo vetëm parakohe, por edhe me peshë më të ulët në lindje. Ne u përpoqëm të hetojmë nëse rreziku për defekte kardiake te këta fëmijë është gjithashtu më i lartë", shpjegon koordinatorja Ulla-Britt Wennerholm nga Universiteti i Goteborgut në Suedi.

Në studim morën pjesë të gjithë fëmijët e lindur në Danimarkë midis viteve 1994 dhe 2014, fëmijët e lindur në Finlandë midis viteve 1990 dhe 2014, fëmijët e lindur në Norvegji midis viteve 1984 dhe 2015 dhe ata të lindur në Suedi midis viteve 1987 dhe 2015, në një total prej 7.7 milionë fëmijësh. Studiuesit krahasuan të dhënat nga fëmijët e lindur nga riprodhimi i asistuar (përfshirë fekondimin in vitro, injektimin intracitoplazmatik të spermës dhe ngrirjen e embrionit) me të dhënat nga fëmijët e lindur nga konceptimi natyral. Kjo tregoi se defektet kardiake ishin afërsisht 36% më të zakonshme tek ata të lindur pas riprodhimit të asistuar, krahasuar me të tjerët (1.84% kundrejt 1.15%). Ky rrezik ishte më i madh për lindjet e shumëfishta krahasuar me lindjet e vetme (2.47% kundrejt 1.62%). 

"Fakti që probabiliteti për të lindur me defekte në zemër është i ngjashëm pavarësisht nga lloji i riprodhimit të asistuar mund të tregojë se ekziston një faktor i përbashkët që qëndron në themel të infertilitetit te prindërit dhe sëmundjeve të lindura të zemrës te fëmijët e tyre", tregon Wennerholmi. Riprodhimi i asistuar po përdoret gjithnjë e më shumë, kështu që "mund të presim të shohim një rritje të defekteve kongjenitale të zemrës në mbarë botën", shton ajo.

Këto defekte mund të jenë serioze dhe të kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale që kur fëmijët janë të vegjël, kështu që nëse ne dimë se cilët fëmijë janë më të rrezikuar mund të na ndihmojë t'i diagnostikojmë dhe të ndërhyjmë sa më shpejt të jetë e mundur" përfundojnë autorët.


https://academic.oup.com/eurheartj/advance-article/doi/10.1093/eurheartj/ehae572/7773316?login=false



Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>