Kardiologji

qer182014

Përdorimi i omega-3 dhe omega-6 njëlloj i efektshëm në parandalimet kardiovaskulare

Të dy klasat kryesore të acideve yndyrorë të polisaturuar (si omega-3 ashtu edhe omega-6) lidhen me një reduktim sinjifikativ të riskut koronar; kështu do të binte poshtë hipoteza se raporti omega-6/omega-3 duhet të mbahet i ulët. Ky është rezultati më kryesor i i studimit AYE-IM ( Acide Yndyrore Esenciale e Infarkt Miokardi) e drejtuar nga NFI (Nutrition Foundation of Italy) me suportin e 5 qëndrave të terapisë intensive koronare të ndodhura në qytete të ndryshme të Italisë si (Bolonja, Kremona, Ankona, Napoli, Palermo) i cili u publikua në revistën Atherosclerosis. "Falë një teknike matëm përqëndrimin e acideve yndyrore esencialë drejtpërdrejtë në gjakë. Kjo lejoi një përcaktim të saktë të shpërndarjes së tyre në përqindje, e cila pasqyroi me saktësi edhe sasinë e marrë me anë të ushqimit edhe aftësinë e individit për të metabolizuar këto substanca. Pasi nëpërmjet studimeve të bazuara vetëm në informacionet mbi ushqimet e përdorura nga pacientët nuk mund të marrim një vlerë të saktë dhe reale" shpjegon Franca Marangoni e NFI dhe autore e artikullit. Matje të tilla janë kryer në një studim rast-kontrollë pra, në 100 subjekte të rinj që kanë bërë njëherë infarkt, pa hiperkolesterolemi dhe që nuk i janë nënshtruar trajtimit me statina dhe në 100 kontrolle. "Duke kombinuar të dhënat e rast-kontrolleve, rezultoi se nivelet e rritura të omega-3 dhe omega-6 lidhen me reduktimin drastik të probabilitetit për të bërë infarkt: respektivisht -65% dhe -85%" thotë Andrea Poli koordinator i projektit. Për sa i përket ripërsëritjes së fenomenit, Poli shprehet se duhet rivlerësuar në kuadër të parandalimit të epizodeve kardiovaskulare si primare dhe sekondare, të përdoren në mënyrë të ekuilibruar si omega-6 (vajra vegjetale, frutat e e thata) dhe omega-3 ( lajthi, perime, peshkë).  Nga të dhënat marrim se konsumi i acideve yndyror të polisaturuar në disa vende mesdhetare  është historikisht i ulët, afërsisht 4% e kalorive totale të marra në ditë, kundrejt 6-10% të përshkruar nga udhërrëfyesit ndërkombëtar.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>