Kardiologji

nën122014

Acidet yndyrore të pasaturuara dhe risku kardiovaskular te të rinjtë

Energjia shtesë që japin acidet yndyrore e polisaturuar në krahasim me ato të saturuar redukton lipoproteinat aterogjene. Këtë e pohon David Iggman i Departamentit të  Ushqyerjes klinike dhe Metabolizmit në Universitetin Uppsala në Suedi, dhe firmëtarë i një studimi të gjerë publikuar në gazetën e American Heart Association.
"Të rriturit tentojnë të shtojnë peshë në mënyrë të ngadaltë, pjesërisht për shkak të jetës sedentare dhe prej marrjes së më shumë kalorive me anë të ushqimit", shprehet studiuesi, duke shpjeguar se rënia në peshë në mënyrë graduale përmirëson faktorët e riskut, ndërsa nëse kemi rritje të moderuar të peshës, pasojat kardio-metabolike nuk ndryshojnë ndjeshëm. Në kushte izokalorike, acidet yndyrore të polisaturuar reduktojnë lipoproteinat me densitet të ulët në krahasim me të saturuarit, dhe disa studime tregojnë se zëvendësimi i këtyre yndyrnave me njëri-tjetrin lidhet me një risk të ulur kardio-vaskularë. "Një informacion i tillë merr rëndësi të veçantë në parandalimin dietik të sëmundjeve që lidhen me obezitetin sidomos nëse një pjesë e mirë e popullsisë ha ushqehet më shumë dhe është për një kohë të gjatë në ekuilibër energjetik pozitivë", pohon autori i cili për të shpjeguar më mirë argumentin sjell një studim të zhvilluar sipas një protokolli të randomizuar dubble-blind me grupe paralele: për 7 javë 39 vullnetarë të shëndetshëm dhe me peshë normale konsumuan kekë (maffin) që i shtonin 750kcal dietës së zakonshme ditore.
Të gjithë maffin kishin përmbajtje të njëjtë, ndryshonte vetëm lloji i yndyrnave: vaj luledielli i pasur me acide yndyrore polisaturuar ose vaj palme i pasur me yndyrna të saturuar. Pavarësisht se shtimi në peshë ishte i krahasueshëm në të dy grupet, liporoteinat me densitet të ultë dhe të lartë (LDL/HDL) si dhe rapoti apo B me apo A1 u ulën në mënyrë të konsiderueshme. "Si përmbledhje, në të rinjtë e shëndetshëm dhe jo obezë, një dietë e pasur me acide yndyrore të polisaturuar, në krahasim me acidet yndyrore të ngopur, kundërshton ndihmon për të mos patur disa efekte të padëshiruar kardiometabolikë të lidhur me shtim në peshë, duke ulur lipoproteinat aterogjenike" thotë Iggman. Ai arrin në përfundimin: "rezultatet tona janë të rëndësishme në nivel popullsie dhe sugjerojnë se zëvendësimi i pjesshëm i acideve yndyrore të ngopura me polisaturuar mund të ketë efekte afatgjata në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare".

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>