jan72015
Ndërhyrjet kirurgjikale të gjata, risk për trombemboli
Risku për trombemboli venoze post-kirurgjikale lidhet drejtpërdrejtë me kohëzgjatjen e ndërhyrjes kirurgjikale nën anestezi gjenerale: ky është konkluzoni i një studimi i cili ka ekzaminuar më shumë se 1,4 milion pacientë të operuar midis 2005 dhe 2011-ës në 315 spitale amerikane, në kuadrin e një program mbi përmirësimin e cilësisë së kirurgjisë (National Surgical Quality Improvement Program, NSQIP). Studimi, i publikuar në JAMA Surgery, u drejtua nga John Y.S. Kim i Northëestern University Feinberg School of Medicine në Çikago, dhe ka regjistruar një total prej 13,809 pacientësh (0,96%) me thromboemboli venoze post-operatore; 1,198 pacientë (0,71%) me trombozës të venave të thella dhe 4,772 (0,33%) me emboli pulmonare. Krahasuar me një ndërhyrje me kohëzgjatje mesatare, ndërhyrjet më të gjata kanë rezultuar me një risk 1,27 herë më të lartë për të zhvilluar trombemboli, ndërkohë që procedurat më të shkurtra shoqërohen me një ulje të probabilitetit. Në tre prej procedurave më të shpeshta -kolecistektomi laparoskopike, apendektomi dhe bypass gastrik- kohëzgjatja e ndërhyrjes kirurgjikale ka qenë një faktor risku për trombemboli venoze. "Duke qenë se modeli i studimit ishte observacional, nuk mund të themi me siguri nëse ekziston një raport shkak-pasojë", përfundon Kim dhe kolegët. "Ky studim ofron vlefshmërinë sasiore të këtij rezultati të përhapur, por deri më tani asnjëherë nuk është konstatuar, se operacionet më të gjatë janë të lidhura me një rritje të riskut. Gjithashtu këto rezultate mund të përmirësojnë vlerësimin e riskut, të përmirësojnë udhëzuesit diagnostikë ekzistues të profilaksisë dhe të çojnë në marrjen e vendimeve më të mirëmenduara në fushën e kirurgjisë".
JAMA Surg. 2014 Dec 3. doi: 10.1001/jamasurg.2014.1841