shk142015
Premtuese aplikacionet që masin presionin e gjakut, por duhen miratuar
Një rishikim i aplikacioneve në smartphone per vet kontrolimin dhe trajtimin e hipertensionit sugjeron nevojen e një kontrolli më të madh, veçanërisht në ato aplikacione te cilat masin presionin e gjakut. Pjesa më e madhe e aplikacioneve ofrojne mundesinë për të regjistruar përgjatë kohës vlerat e presionit te gjakut si dhe mundësinë për të marrë informacione të përgjithshme mbi hipertensionin. " Por ato që përdorin fotokamerën për të matur presionin e gjakut pa bylylykët elektronikë nuk janë ende te miratuara -,shprehet Nilay Kumar doktor në shkollën mjeksore të Harvardit ne Boston dhe gjithashtu bashkëautor në një artikull të publikuar tek " Gazeta e Shoqerise Amerikane te Hipertensionit ". " Pavarësisht avantazheve të teknologjisë moderne në smartphone, studimi ynë sugjeron më shumë kujdes-, rithekson kërkuesi që bashke me koleget e tij kanë analizuar 107 aplikacione për trajtimin dhe kontrollimin e hipertensionit, duke zbuluar se asnjë aplikacion i tillë për modelet IPHONE të smartphonave nuk e masin në mënyrën duhur presionin, ndërsa shtatë nga 50 aplikacione të tillë në modelet e ndryshme të telefonave ANDROID e shndërronin smartphone-in në një lloj paisjeje mjeksore. " Aplikacionet në ANDROID janë shkarkuar për më shumë se 2.4 milion herë dhe kanë marrë komente shumë vlerësuese nga ana e përdoruesve, duke vënë në dukje popullaritetin dhe potencialin e nje tregu gjithnjë e më shumë në rritje, - vazhdon autori, - duke vëshguar gjithesi se asnjë aplikacion nuk është aprovuar nga " Administrata e Ushqimit dhe Barnave " dhe se vetëm 2.8% e tyre kanë marrë dokumentacioni e pajtueshmërisë nga ndonjë univeristet ose organizate zyrtare. "Beverley Green " instituti i bashkëpunimit dhe kërkimit mbi shendetin në Siatell, komenton në një artikull : " Dalja e aplikacioneve shëndetësore në smartphone mund të ndihmojë pacientët dhe familjet që të trajtojnë më mire hipertensionin, duke i motivuar njëkohësisht që të ndjekin një stil jetese më të shëndetshëm. Kohët e fundit gjithnjë e me shume persona po përdorin pajisje monitorimi si "fitness tracker" ose "smartwatch" që kanë mundësinë për të trasferuar të dhënat e mbledhura në kartelat klinike elektronike për kujdesin mjekësor,- dhe përfundon duke thënë se, - për momentin asnjë nga aplikacionet e studiuara nuk është e pajisur me përpikmërine e nevojshme duke qënë se nuk janë miratuar ende nga asnjë organizatë shëndetësore zyrtare ".
J Am Soc Hypertens 2014. doi:10.1016/j.jash.2014.12.001
J Am Soc Hypertens 2014. doi:10.1016/j.jash.2014.12.010