Kardiologji

shk142015

Bisfenoli A i pranishëm tek pijet në kanace shton presionin e gjakut

Konsumimi i pijeve në kanace jo vëtëm rrit përqëndrimin e bisfenolit A në gjak por bashkangjitet me një rritje të vlerave të presionit  të gjakut në dy orët në vazhdim mbas konsumimit. Ja dhe rezultatet e një studimi të publikuar në revistën "Hypertension"  dhe të finalizuara nga Sanghyuk Bae doktor në departamentin e mjekësisë parandaluese të " Universitetit Rajonal te Seulit " në Koren e Jugut bashkë me disa kolegët e tij. " Bisfenoli A është një produkt kimik i përdorur në prodhimin e rezinës plastike të polikarbonizuar e cila përdoret në një shumllojshmëri te gjërë produktesh ndër të cilat, shishet plastike, kontenierët për produkte ushqimore si dhe për veshjen e brëndshme të kanaceve-, shpjegon kërkuesi duke nënvizuar se ,- për shkak të përhapjes së gjerë të këtyre përbërësve ekspozimi ndaj Bisfenolit A është gjendur në mbi 95%  e popullsisë ne Shtet e Bashkuara të Amerikës. Bisfenoli A shfaq prirje për receptorët e estrogjeneve dhe studimet epidemologjike kanë treguar një afinitet midis këtij përbërësi dhe efekteve negative tek aparatet riprodhuese dhe kardiovaskulare ne terma të shtimit të presionit të gjakut dhe shumëllojshmërisë se ritmeve kardiake. Duke u nisur nga këto supozime kërkuesit korean kanë verifikuar se konsumimi i pijeve në kanace dhe ekspozimi i vazhdueshëm ndaj bisfenolit A është në gjëndje që të ndryshojë dy parametrat kardiovaskular. Për këtë qëllim është zhvilluar një test me 60 pjesmarrës secili me moshë mbi 60 vjec të cilëve u është dhënë e njëjta pije në shishe qelqi dhe në kanace duke përziere rradhën e konsumimit te pijeve dhe jane kryer matje të bisfenolit A urinar, presionit të gjakut dhe ndryshimin e ritmit kardiak dy orë mbas konsumimit. " Ndryshe nga shishja prej qelqi, me kanacen, përqëndrimi i bisfenolit A urinar u rrit me 1.600% dhe presioni arterioz sistolik reth 4,5 milimetra merkur ( mmHg), ndërsa ndryshimi i ritmit kardiak nuk tregoi diferencë domethënëse-, shprehet Bae duke nënvizuar se,- këto te dhëna tregojnë se si pijet në kanace bashkangjiten me një rritje si të ekspozimit ndaj bisfenolit A dhe të vlerave të presionit të gjakut. Duke konsideruar se rezina eposidike për veshjen e brëndshme të kanaceve gjëndet kudo, rritja e vazhdueshme e presionit të gjakut përbën një rezik të vazhdueshëm për shëndetin publik"- perfundon Bae.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>