shk282015
Gjatë shtatzanisë, jë kontroll i rreptë i presionit të gjakut nuk dëmton fetusin
Sipas një studimi të publikuar së fundmi tek gazeta mjekësore (Neë England) nga një grup kërkuesish kanadezë, të mbash nën kontroll të rreptë hipertensionin gjatë shtatzanisë nuk përbën asnjë rrezik për aborte spontane, patologji fetale dhe neonatal ose ndërlikime të ndryshme, abdomi në të krah të kundërt është një opsion më pak rigoroz dhe e bashkangjitur me një frekuenzë më të lartë të shfaqjes së hipertensionit të rëndë tek nëna. Kërkuesit e drejtuar nga Laura Magee e spitalit të grave British Columbia e Vankuverit në Kanada kanë rekrutuar gati 1.000 subjekte me presion diastolic prej 90 - 105 milimentra Hg ose raste në terapi antihypertensive në zhvillim me 85 - 105 mm Hg. Nënat e ardhshme janë ndarë në dy grupime në mënyrë të çrregullt, ku në njërin grupim nënat i janë nënshtruar një kontrolli të rreptë të presionit të gjakut për të mbajtur presionin diastolic në 85 mm Hg dhe grupin tjetër i është nënshtruar një trajtimi më pak rigoroz me objektiv që të mbanin presionin diastolic në një nivel prej 100 mm Hg. " Presioni I lartë i gjakut gjatë shtatzanisë është gjithnjë e më i zakonshëm, në pjesën më të madhe prej moshës së madhe dhe obezitetit-, shkruan Magee. " Ka një marrëveshje që hipertensioni në këto femra duhet të trajtohet nëse vlerat e presionit të gjakut janë mjaftueshëm të larta për të rritur rrezikun e një iktusi, nuk ka asnjë marrëveshje mbi faktin se kur dhe si duhet trajtuar në rastet e hipertensionit të lehtë-. Rrezultatet nuk sugjerojnë ndryshime domethënëse në treguesit kryesor të trajtimit intensive ose jo: aborti spontan dhe rikoverimi i foshnjes në terapi intensive neonatal për më shumë se 48 orë në 28 ditët e para të jetës. Përfunidmi dytësor ndërkohë ishte shfaqja e nderlikimeve të rënda tek nëna brenda gjashtë javëve të para pas lindjes. Në rastin e dytë ndryshimet janë domethënëse: në grupin i cili i është nënshtruar trajtimit më pak rigoroz është verifikuar shpesh një hypertension i rëndë në krahasim me atë grup i cili ka marrë një trajtim intensive i cili nuk ka shafqur as rritje të iktusit ose të nderlikimeve të tjera. " Trajtimi intensive i hipertensionit nga njëra anë nuk sjell përfitime të dukshme për fetusin dhe nga ana tjetër ul shkallën e përparimit të një hipertensioni të rëndë tek nëna-, shkruan Michael Greene, i spitalit të Përgjithshëm të Masacusetit në Boston (Massachusetts general Hospital of Boston) në një artikull komentues. " Këto të dhëna gjithsesi japin garanci të cmuar se kontrolli I rreptë I presionit të gjakut tek nëna nuk përbëjnë rrezik për fetusin dhe foshnjen-.
http://ëëë.nejm.org/doi/full/10.1056/NEJMoa1404595
http://ëëë.nejm.org/doi/full/10.1056/NEJMe1414836