mar172015
Koronaret më të mbrojtura nga aterioskleroza falë kafes
Mundësitë për të zhvilluar pllakat ateriosklerotike që mund të sjellin atak zemre janë më të ulëta tek personat të cilët konsumojnë çdo ditë sasi të caktuara kafeje. Këtë e konfirmon nga faqet e revistës "Heart" një grup kërkuesish jug-koreanë midis të cilëve Yoosoo Chang i departamentit të mjeksisë mjedisore në Spitalin Kangbuk Samsung në Seul. "Kush konsumon nga tre deri në pesë filxhanë kafeje në ditë redukton ndjeshëm (në krahasim me ata të cilët nuk konsumojnë) rrezikun e formimit të depozitimeve të kalçiumit në muret e koronares duke rritur kështu rreziqet kardiovaskulare-, konfirmon autorja duke nënvizuar debatin akoma shumë të ndezur mbi efektet kardiovaskulare të konsumimit të kafes. "Disa ekspertë shqehtësohen nga rritja e mundshme e rrezikut të kardiopative të lidhura me rritjen e presionit të gjakut dhe kolesterolit nga kafeina, por një analizë e kohëve të fundit e cila ka vlerësuar 36 studime, tregon një reduktim të rrezikut kardiak falë konsumimit të kontrolluar të kafesë-, shpjegon Chang që bashkë me kolegët e saj ka përfshirë në një studim plot 25.138 pjesmarrës nga të dyja gjinitë me një moshë mesatare prej 41 vjeç dhe pa shenja të sëmundjeve kardiake. "Qëllimi i studimit ishte të vlerësonin bashkëveprimin midis konsumimit të kafesë dhe pranisë se kalçiumit koronarik, një tregues paraprak të aterioskerozës së arterieve që ushqejnë miokardin-, thekson autorja e cila më vonë shpjegon se : nga rrezultati doli një konsumim kafeje prej 1.8 filxhanësh në ditë dhe një prevalencë kalçiumi koronarik i dallueshëm tek 13.4% e pjesmarrësve. Ndryshimet dallohen kur diferencohen pjesmarrësit sipas sasisë së kafesë që konsumojnë gjatë një dite: prevalenca e kalçiumit koronarik është në masën 0.77 për ata të cilët konsumojnë më pak se një filxhan në ditë, në masën 0.66 për ata që konsumojnë nga 1 - 3 filxhanë, 0.59 për ta që arrinë deri në 3-5 filxhanë në ditë dhe 0.81 për ata që barazojnë ose kalojnë sasinë e pesë filxhanëve në ditë. Vërehet një formë rrezikshmërie në trajtën U me një prevalencë më të ulët të ateriosklerozës së koronareve kur konsumohen 3 - 5 filxhanë kafeje në ditë-, përfundon Chang i cili thekson se si të dhënat e marra të bëjnë të mendosh për një bashkëveprim të kundërt midis konsumit të kafesë dhe rrezikut për sëmundje kardiovaskulare, bashkveprim i cili duhet të konfirmohet në detaj nga autorët e studimit.
Heart 2015. doi 10.1136/heartjnl-2014-306663