Kardiologji

pri232015

Infarkti i papritur është më pak i rrezikshëm te sportistët në moshë të mesme

Sipas një studimi të sapo publikuar tek revista "Circulation" të zhvilluar nga instituti "Cedars-Sinai heart institute of Los Angeles" (Kaliforni) midis sportistëve në moshë të mesme, infarkti i papritur gjatë aktiviteteve fizike është më pak i shpeshtë nga sa mendohej si dhe pasojat janë më pak të rënda. "Nga vëmendja e mediave për infarktet midis sportistëve, duam të theksojmë se ushtrimet fizike sjellin përfitime edhe në këto raste -, shpjegon Sumeet Chugh, aritmolog i famshëm dhe zëvendës drejtor i "Cedars-Sinai Heart". "Tek meshkujt në moshë të mesme rreziku për një infarkt të papritur është shumë i ulët -, shton autori duke nënvizuar rëndësinë për të dalluar bllokimet koronarike dhe shqetësimet e aktivitetit elekrtik kardiak. Studimi ka përfshirë 1.247 subjekte midis moshave 35 dhe 65 vjeç të cilët kanë pësuar atakt kardiak të papritur midis periudhës së vitit 2002 dhe 2013. Në 63 individë tek të cilët ngjarja ka ndodhur gjatë aktiviteteve sportive, 1.87% prej tyre i janë nënshtruar rianimimit kardiopolmonar kundër 53% të atyre të cilët kanë pësuar infarkt gjatë periudhës kur nuk po zhvillonin aktivitete sportive, me një tregues mbijetese prej 23 ose 13%. "Mundësitë për të mbijetuar janë më të larta nëse ngjarja verifikohët gjatë aktiviteteve fizike sepse me shumë gjasa persona të tjerë mund të ndërhyjnë menjëherë dhe ndihmat janë të disponueshme më shpejt -, shton Chugh, i cili gjithashtu drejton edhe "Oregon sudden unexpected death study", një studim i cili zhvillohet në qëndra të ndryshme vlerësimi për vdekjet kardiake tek gati 1 milion banorë në zonën metropolitane të Portland-it në Oregon. "Këto të dhëna tregojnë se pjesa më e madhe e sportistëve në moshë të mesme nuk duhet të shqetësohen për infarktet e papritura gjatë aktiviteteve sportive -, përfundon aritmologu. 

Circulation, Published online before print April 6, 2015, doi: 10.1161/CIRCULATIONAHA.114.011988

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>