Kardiologji

qer82015

Insufiçenca kardiake kurohet edhe me bashkëbisedim

Pacientët të cilët kanë vështirësi për të kuptuar informacionet nga personeli mjekësor, kanë mundësi më të mëdha për të vdekur mbas një rikoverimi për insufiçensë kardiake akute, kjo sipas një studimi te "Journal of the American heart association" rrezultatet e të cilit sugjerojnë se është e rëndësishme për personelin mjeksor të vlerësojnë me vëmendje kapacitetin e pacientit për të lexuar, kuptuar dhe përdorur informacionet shëndetësore të cilat u janë dhënë. "Trajtimi i insufiçensës kardiake (Sc) mund të jetë i ndërlikuar dhe i vështirë për tu kutpuar në lidhje me barnat, marrjen e lëngjeve dhe kripërave ose dhe kontrollin e peshës-, shpjegon Candace McNaughton, profesor i asociuar i mjeksisë urgjente  te "Vanderbilt university medical center of Nashville" i cili me kolegët e tij ka marrë në studim 1.379 subjekte me moshë të mesme 63 vjeç të cilët ishin shtruar në spital për (Sc) dhe më pas kanë shfaqur simptoma si vështirësi në frymarrje, mufatje të nyjeve dhe rritje në peshë nga ruajtja e ujit në trup. "Gjatë rikoverimit, infermierët u kanë dhënë pacientëve të "Health literacy brief" një pyetësor me qëllim për të identifikuar aftësitë mendore dhe sociale të cilat motivojnë individët duke i bërë më të aftë për të kuptuar dhe përdorur informacionet e dobishme për shëndetin e tyre. Mbas një studimi prej 21 muajsh rrezultatet e përfituara tregojnë se pacientët me rrezultat "Health literacy" më të ulët se 10 në një shkallë nga 3 në 15 pikë, kanë 34% mundësi më shumë për të vdekur në krahasim me ata që kanë arritur një rrezultat më të lartë-, shpjegon McNaughton. Brenda 90 ditëve të para nga dalja nga spitali, 30% e pacientëve janë shtruar sërisht dhe 14.6% kanë kërkuar një vizitë në urgjencë. "Të kesh në dispozicion një rrezultat të qartë të testimit të zhvilluar me "Health literacy" të shkallës së kuptimit të informacioneve mjekësore mund të jetë shumë e rëndësishme për të kuptuar se cilët pacientë mund të kenë nevojë për më shumë ndihmë mbas daljes nga spitali duke thjeshtësuar më tej mjekimet ose duke i vëzhguar pak më shpesh-, përfundon kërkuesja duke sinjalizuar se përgjithësisht, pacientët me vështirësitë më të mëdha për të kuptuar ishin meshkujt e moshuar me shkollim të ulët.

Journal of the American Heart Association, April 2015 DOI: 10.1161/JAHA.115.001799


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>