Kardiologji

sht292015

Dita Botërore e Zemrës. Shqipëria, vendi me vdekshmërinë më të lartë në rajon nga SKV-të. Objektivi: Reduktimi i tyre me 25% deri në 2025-ën

tags: infarkt

Sëmundjet kardiovaskulare përfaqësojnë shkakun e parë të vdekjeve në vendet perëndimore dhe mendohet që deri në 2030-ën të shtohen nga 17.3 milionë në 23 milionë në të gjithë botën. Njohja e paktë e faktorëve të riskut dhe impakti i lartë socio-ekonomik i këtij fenomeni ka nxitur Organizatën Botërore të Shëndetësisë të fiksojnë një objektiv: Reduktimin me 25% të riskut kardio-vaskular brenda 2025-ës me programin e parandalimit "25për25".

Dita botërore e zemrës shënohet në Shqipëri dhe nëpër botë çdo 29 shtator. Parandalimi dhe kurimi i sëmundjeve kardiovaskulare  dhe shëndeti i zemrës në përgjithësi janë vazhdimisht në qendër të programeve shëndetësore si në nivel botëror edhe kombëtar. Tema për këtë vit është: "Zgjedhje të shëndetshme për zemrën kudo ku jetoni, punoni dhe argëtoheni".

Institu i Shëndetit Publik ka publikuar në një artikull fakte mbi sëmundjet kardiovaskulare:
* SKV-të  përfaqësojnë 31% të të gjitha vdekjeve në nivel global. Nga këto, në vitin 2012 7.4 milionë ishin si pasojë e sëmundjeve koronare të zemrës, dhe 6.7 milionë si pasojë e goditjes në zemër.
*Më shumë se 3/4 e vdekjeve nga SKV-të ndodhin në vendet me nivel ekonomik të ulët dhe të mesëm.
*Sëmundjet kardiovaskulare shkaktojnë vdekje të parakohshme dhe të paktën 80% e tyre mund të parandalohen.

Janë mite ide të tipit që sëmundjet kardiovaskulare prekin vetëm meshkujt, të moshuarit dhe popullatat e pasura. SKV-të prekin sa gratë po aq dhe burrat, për më tepër sëmundjet e zemrës janë vrasësi numër një i grave në botë, duke shkaktuar 1 vdekje në 3 femra.
Në Shqipëri, në vitin 2010 sëmundjet kronike përbënin rreth 88% të të gjitha vdekjeve ku 55% kishin shkaktar sëmundjet kardiovaskulare (Raporti Shëndetësor Kombëtar, RSHK 2014). Dy janë sëmundjet që shkaktojnë më shumë vdekje: të arterieve koronare apo sëmundjet ishemike të zemrës dhe goditja në tru (sëmundjet cerebrovaskulare).

Në mënyrë specifike, vdekshmëria nga sëmundjet ishemike e zemrës në Shqipëri është më e larta në rajonin e Evropës Juglindore (GBD, barra globale e sëmundjeve 2010). Gjithashtu, Shqipëria është vendi i vetëm në rajon i cili ka pësuar një rritje të nivelit të vdekshmërisë, nga sëmundja ishemike e zemrës dhe sëmundjet cerebrovaskulare gjatë dy dekadave te fundit (RSHK 2014).

 

 

 

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>