tet62015
Angina post-infarkt: Me ose pa CAD obstruktive simptomat janë të njëjta
Pas një infarkti miokardiak akut (Ima) pacientët pa histori sëmundjesh koronarike (CAD) kanë simptoma të rënda, njësoj si bashkëmoshatarët e tyre me histori CAD. Faktin e pohon një artikull i publikuar online në "Quality of Care and Clinical Outcomes".
"Përqindja e pacientëve pa sëmundje koronarike obstruktive është modeste, por jo e papërfillshme", pohon Anna Grodzinsky nga Universiteti i Misurit në Kansas City dhe bashkautore e artikullit.
Një studim me titull "Prospective Registry Evaluating Myocardial Infarction: Events and Recovery ka regjistruar mes vitit 2003 - 2004, rreth 2.498 pacientë me infarkt miokardiak akut të shtruar në 19 qendra spitalore amerikane.
Ndërsa mes viteve 2005-2008, janë vlerësuar rreth 4.340 pacientë të tjerë me infarkt miokardiak të shtruar në 24 spitale amerikane, në një studim të dytë prospetik me titull "Translational Research Investigating Underlying Disparities".
Në analizën e të dhënave të këtyre studimeve, prania e sëmundjeve koronarike obstruktive është përkufizuar si çdo stenozë koronarike me 50 deri në 75% të arterieve të prekura.
Ndërsa follow up studiuesit vlerësuan praninë e simptomave anginoze dhe gjendjen e përgjithshme të shëndetit gjatë shtrimit për infarkt miokardiak dhe pas muajit të parë, të gjashtë dhe të 12-të përdorën 'Seattle Angina Questionnaire' (SAQ) dhe 'Medical Outcomes Study Short Form'.
Rezultoi se mes 5539 pacientëve me infarkt të miokardit që iu nënshtruan angiografisë koronarike, 6.9% nuk kishte shenja sëmundjesh koronarike obstruktive dhe pas rregullimit të faktorëve kryesorë sociodemografikë dhe klinikë, risku për angina post-infarkt dhe normat e mbijetesës rezultuan të ngjashme mes pacientëve me ose pa sëmundje koronarike obstruktive. "Studimi vë në dukje faktin se prognoza e popullatës së pacientëve pa CAD obstruktive, sa i përket simptomave anginoze dhe shtrimeve të përsëritura, është e ngjashme me subjektet me histori obstruksioni koronarik, duke nënvizuar nevojën për të përmirësuar strategjitë e parandalimit sekondar", përfundon Grodzinsky.
European Heart Journal - Quality of Care and Clinical Outcomes Advance
Access August 19, 2015 doi:10.1093/ehjqcco/qcv014
http://ehjqcco.oxfordjournals.org/content/ehjqcco/early/2015/08/05/eh