Kardiologji

tet172015

Pabarazia e trajtimit farmakologjik sipas gjinisë në infarktin miokardiak akut

tags: infarkt

Jo vetëm që pjesa më e madhe e të mbijetuarve ndaj një infarkti miokardiak akut i ndërpret kurat apo nuk i ndjek mjaftueshëm, por gratë nën moshën 55 vjeç kanë më pak mundësi se bashkëmoshatarët meshkuj që të ndjekin një trajtim optimal brenda vitit të parë pas largimit nga spitali. Ky është në sintezë përfundimi i një studimi të publikuar në "Circulation Cardiovascular Quality Outcomes" dhe i koordinuar nga Kate Smolina në "Centre for Health Services" në Vankuver (Kanada), nga ku del një pabarazi mes meshkujve dhe femrave në përshkrimet dhe pjesëmarrjen në trajtim. 

Pavarësisht se terapia farmakologjike pas një infarkti akut të miokardit redukton rastet e përsëritjes dhe vdekshmërisë, prevalenca për parandalimin kardiovaskular sekondar është më e vogël te meshkujt krahasuar me femrat dhe nuk është e qartë nëse kjo varet nga një frekuencë më e ulët në fillim të kurës ose nga një pjesëmarrje në mungesë e trajtimit", shpjegojnë studiuesit. Këta janë përpjekur të krijojnë një hartë për gjininë dhe moshën lidhur me vazhdimësinë e trajtimit në të mbijetuarit ndaj një infarkti miokardiak akut duke përdorur të dhënat administrative të "British Columbia" nga viti 2004 deri në 2011-ën, duke përfshirë asistencën sanitare, përshkrimin e barnave, informacionet socio-demografike dhe ato të vdekshmërisë. "Kohorta objekt studimi përfshinte shtrimin në spital të personave për infarkt miokardiak akut nga viti 2007 deri në 2009 dhe që ishin ende gjallë një vit pas largimit nga spitali", pohon Smolina, duke nënvizuar se brenda 2 muajsh nga largimi, ishin përshkruar barna të përshtatshme në më shumë se 2/3 e pjesëmarrësve.

Megjithatë, meshkujt më të rinj në moshë kishin më shumë mundësi krahasuar me bashkëmoshataret femra për të qenë pjesëmarrës në trajtim dhe pas një viti nga largimi nga spitali, vetëm 1/3 e të mbijetuarve ndaj infarktit miokardiak akut ndiqte ende terapinë në mënyrë të kënaqshme pa diferenca në gjini. "Rezultatet tona indikojnë se gratë e reja kanë më pak mundësi t'i nënshtrohen një terapie optimale brenda vitit të parë pas largimit nga spitali", përfundojnë studiuesit. 


Circoutcomes 2015. doi: 10.1161/Circoutcomes.115.001987
http://circoutcomes.ahajournals.org/content/early/2015/10/13/CIRCOUTCOMES.115.001987.ab


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>