Kardiologji

pri112016

Defibrilatori që "vishet" mund të jetë alternativa efikase në vend të atij të implantueshëm

Një defibrilator automatik që vendoset mbi vete mund të jetë një opsion i vlefshëm për pacientët në rrezik për aritmi kërcënuese dhe që nuk janë kandidatë për defibrilatorin e implantueshëm (Icd), sipas konkluzioneve të "Circulation" një dokument i American Heart Association, me nënshkrues të parë Jonathan Piccini, aritmolog në "Duke University" në Karolinën e Veriut. Pajisja vendoset nën rroba dhe si defibrilatori i implantuar është i projektuar për të monitoruar ritmin kardiak në rast aritmie, e cila mund të shkaktojë vdekje kardiake të papritur, impulse elektrike për të risjellë zemrën në frekuencën e saj normale. "Aritmitë që mund të rrisin mundësitë e vdekjes kardiake të papritur janë të zakonshme te personat me infarkt të kohëve të fundit ose te pacientë të prekur nga kardiomiopatitë", shkruajnë autorët, duke shpjeguar se ata që përfitojnë nga një defibrilator kardiak që vishet mund të jenë subjektet me kundër-indikime kirurgjikale apo mjekësore nga defibrilatori i implantuar. Edhe pacientët me insuficiencë kardiake në pritje të një transplanti janë kandidatë për defibrilatorin që vishet, sidomos nëse pritja është e shkurtër. 
"Edhe nëse numri i përshkruar i defibrilatorëve kardiakë që vishen është në rritje, ka pak studime të mirë projektuar rreth kësaj çështje dhe në mungesë të provave adekuate klinike një përdorim i përhapur i kësaj pajisjeje nuk është i këshillueshëm", vijon Piccini, duke nënvizuar gjithashtu se shumë pacientë e shohin defibrilatorin që vishet, që ngjan me një bluzë peshkatari me elektroda në gjoks, të pakëndshëm për tu veshur. "Si pjesa më e madhe e teknikave të reja mjekësore, inxhinierët po punojnë për ti bërë më të vegjël, më të lehtë dhe më pak të bezdisshëm", vijon aritmologu, duke cituar si shembull një pajisje në fazë zhvillimi, e futur në një leukoplast plastik ngjitës i cili vendoset në gjoks. "Por përveç zhvillimit teknologjik nevojiten studime të mëtejshëm rastësorë dhe të kontrolluar që të mbështesin përhapjen e defibrilatorëve që vishen në praktikën e përditshme klinike", përfundojnë autorët.

 

Circulation, March 2016 DOI: 10.1161/CIR.0000000000000394http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27022063


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>