Kardiologji

maj162016

Insuficienca kardiake: terapia qelizore përmirëson prognozën

Te pacientët me insuficiencë kardiake terminale të trajtuar me qeliza staminale nga palca e kockave është vëzhguar një reduktim prej 37% e numrit të vdekjeve dhe shtrimeve në spital për insuficiencë kardiake akute në krahasim me grupin e kontrollit të trajtuar me placebo. Ja përfundimet e një studimi të publikuar në "The Lancet" dhe të koordinuar nga Amit Patel, kardiokirurg dhe drejtor i programit të mjekësisë rigjenerative kardiovaskulare në Universitetin e Utah. Ai ka prezantuar rezultatet e "IxCELL-DCM", studimit më të madh klinik të terapive qelizore për trajtimin e insuficiencës kardiake të zhvilluar deri tani, në konferencën vjetore të Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë të zhvilluar në Çikago  muajin e kaluar.

Në 15 vitet e fundit është folur shumë për potencialin e terapisë qelizore dhe këto rezultate sugjerojnë se ajo është efikase", pohon kërkuesi duke shpjeguar se të dhënat e arritura hedhin bazat për studime  të tjera më të thelluara.  IxCELL-DCM, një trial i fazës 2b i kontrolluar, parashikonte administrimin e terapisë qerlizore apo placebos në 126 pacientë me kardiopati ishemike dhe insuficiencë kardiake në stad përfundimtar.
"Një sasi e vogël e palcës së kockave u mor nga secili pacient, ndërsa 2 lloje qelizash staminale, mezenkimale dhe makrofage M2, u seleksionuan dhe shumëfishuan në laborator", shkruajnë autorët duke shpjeguar se të dyja llojet e qelizave janë zgjedhur në bazë të studimeve preklinike që kishin sugjeruar aftësinë e rimodelimit dhe neo-formimit të indit miokardiak përveç se një aksioni anti-inflamator.

Terapia multi-qelizore e quajtur Ixmyelocel-T, është injektuar më pas në indin miokardiak me një procedurë mini-invazive. "Një teknikë elektrokimike tredimensionale ka mundësuar krijimin e një harte të zonave kardiake të dëmtuara në zemër, duke mundësuar zhytjen e makrofageve dhe qelizave staminale homologe drejtpërdrejt në miokardin e sëmurë nëpërmjet një kateteri", thotë Patel.
Mesatarisht, procedura ka kërkuar më pak se dy orë dhe duke pasur parasysh mungesën e komplikimeve të lidhura me ndërhyrjen, pacientët janë larguar nga spitali ditën pasardhëse.
Vlerësimet e bëra në muajt 1, 3 dhe 12 pas trajtimit kanë treguar se te pacientët e trajtuar me terapi qelizore  është verifikuar një numër efektesh anësore dhe komplikimesh shumë më i vogël në krahasim me grupin e placebos.

Dhe me mbarimin e muajit të 12 të folloë up-it kërkuesit kanë zbuluar se grupi të cilit i është administruar Ixmyelocel-T kishte pasur një numër më të vogël vdekjesh në krahasim me grupin e placebos, 4 kundrejt 8, si edhe një numër më të vogël shtrimesh të lidhura me një insuficiencë kardiake  akute: 51.7%, kundrejt 82.4% me një reduktim komplesiv prej rreth 40% të efekteve kardiake anësore.

"Efektet e kurës përtej 12 muajve mbeten tani për tani të panjohura. "Nevojiten tani triale klinike të fazës 3 mbi grupe të gjera për të verifikuar  nëse Ixmyelocel-T mund të kthehet në një alternativë  efikase terapeutike për insuficiencën kardiake në stadin përfundimtar", shton Patel.

 

The Lancet 2016. doi: 10.1016/S0140-6736(16)30137-4http://www.thelancet.com/journals/lancet/article/PIIS0140-6736(16)30137-4/abstract


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>