Kardiologji

kor292016

Një recension hedh poshtë lidhjen mes kolesterolit dhe sëmundjeve kardiovaskulare për moshën mbi 60 vjeç

Vlerat e larta të kolesterolit Ldl kanë një korrelacion negativ me vdekshmërinë në pjesën më ta madhe të personave mbi 60 vjeç. Dhe meqë të moshuarit me Ldl të lartë jetojnë më gjatë  se bashkëmoshatarët e tyre me Ldl të ulët, këto të dhëna venë në diskutim vlefshmërinë e hipotezës që e konsideron kolesterolin, veçanërisht fraksionin Ldl, aterogjen.
Në këtë përfundim ka arritur Uffe Ravnskov, kërkues në në Lund të Suedisë dhe autor i një artikulli të publikuar në "Bmj Open", në të cilin sugjeron një riformulim të udhëzuesve që rekomandojnë reduktimin farmakologjik të kolesterolit Ldl në të moshuarit si pjesë e parandalimit të sëmundjeve kardiovaskulare. "Ulja e kolesterolit me barna si parandalimi kardiovaskular primar te personat që janë mbi 60 vjeç është një humbje kohe dhe burimesh", pohon eksperti suedez.
Për të arritur në këto përfundime të cilat venë në dyshim një nga teoritë bazë të mjekësisë kardiovaskulare, një grup kardiologësh nga 17 vende ka recensionuar studimet të zhvilluara në 68.000 persona. 
"Risku i vdekshmërisë kardiovaskulare ose për të gjitha shkaqet që varen nga kolesteroli total reduktohet e madje zhduket me rritjen e moshës, por pak dihet për kombinimin mes kolesterolit Ldl, një fraksion i atij total dhe vdekshmërisë te pacientët  e moshuar", pohon Ravnskov i cili bashkë me kolegët ka seleksionuar nga literatura shkencore 19 studime koort nga ku del një korrelacion negativ mes Ldl dhe vdekshmërisë në 92% të pjesëmarrësve. Kardiologu londinez Aseem Malhotra, bashkautor i metanalizës bashkë me kolegë të tjerë britanikë, irlandezë dhe amerikanë shpjegon: "Këto të dhëna sugjerojnë se duhet ulur alarmi mbi kolesterolin sa i takon sëmundjeve kardiake dhe duhet rritur vëmendja ndaj rezistencës së insulinës, një ndër faktorët e riskut më të rëndësishëm për shumë sëmundje kronike".
 Por Shoqata Britanike e Zemrës e ka refuzuar dokumentin, duke nënvizuar se dekada studimesh tregojnë lidhjen e ngushtë mes sëmundjeve kardiake dhe kolesterolit. 


 

Bmj Open. 2016. doi: 10.1136/bmjopen-2015-010401
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27292972


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>