Kardiologji

sht132016

Seks pas një infarkti kardiak, ja çrregullimet më të zakonshme te burrat dhe gratë

tags: infarkt

Në një koortë të përbërë nga të dyja gjinitë me moshë mes 18 - 85 vjeç, më shumë se gjysma e grave dhe më pak se gjysma e burrave ka pasur çrregullime të funksionit seksual brenda një viti nga ataku në zemër, sipas një studimi të publikuar së fundi në revistën "Jama Cardiology". "Thuajse 20% e infarkteve akute të miokardit verifikohet te personat me moshë 18 - 55 vjeç, nga të cilët 1/3 janë gra", pohon bashkautorja Stacy Tessler Lindau nga Universiteti i Çikagos, duke shpjeguar se pjesa më e madhe e të rinjve të prekur nga infarkti akut i miokardit janë seksualisht aktivë para eventit, por pak dihet për aktivitetin seksual pas infarktit.

Për të qartësuar argumentin, kërkuesit kanë përdorur të dhënat e studimit VIRGO (Variation in Recovery: Role of Gender on Outcomes of Young AMI Patients), një trial multiqendror i zhvilluar në pacientë amerikanë dhe spanjollë të moshës 18-55 vjeç për të studiuar diferencat mes grave dhe burrave sa i takon rikuperimit funksional, edhe seksual, brenda 1 viti nga sulmi në zemër.

Nga të 2.082 subjektet e përfshirë në analizë me moshë mesatare 49 vjeç, 40% e grave dhe 55% e burrave ishin seksualisht aktivë dhe burrat më shumë se gratë kishin mundësi më të mëdha për të rifilluar aktivitetin seksual nga një muaj (64 vs 55%) deri në një vit (94 vs 91%) pas eventit koronarik akut.   

Nga ana tjetër, kanë qenë gratë më shumë se burrat (42% kundrejt 31%) që sinjalizuan çrregullime të funksionit seksual një vit pas infarktit: ku më e zakonshmja ishte mungesa e interesit (40%) e ndjekur nga mungesa e lubrifikimit vaginal (22%), ndërsa meshkujt raportonin vështirësi në ereksion (22%) dhe mungesë interesi (19%). "Pacientët, veçanërisht ata më të rinjtë duan të dinë se ç'nivel i funksionit seksual duhet pritur gjatë rikuperimit nga një event koronar akut dhe rezultatet tona mund të jenë të dobishme për t'i këshilluar se çfarë duhet të presin në terma të aktiviteti fizik dhe funksionit seksual post-infarkt", përfundon studiuesja.

 

Jama Cardiol. 2016. doi: 10.1001/jamacardio.2016.2362
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27579897


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>