Kardiologji

dhj62016

Analogët e GLP-1 nuk e ndryshojnë prognozën në koma pas arrestit kardiak ekstra-spitalor

tags: Placebo

Administrimi i exenatide te pacientët në koma pas një arresti kardiak ekstra-spitalor të shtruar në terapi intensive është i realizueshëm dhe i sigurt. Megjithëse bari nuk i redukton nivelet e enolazës neuron-specifike dhe as përmirëson në mënyrë domethënëse vdekshmërinë dhe deficitin e funksionit neurologjik në 180 ditë nga eventi akut. Në këtë përfundim ka dalë një studim i publikuar në "Circulation" me autor të parë Sebastian Wiberg nga Rigshospitalet në Kopenhagen, Danimarkë.

"Vdekshmëria spitalore te pacientët në gjendje kome të reanimuar pas arrestit kardiak ekstra-spitalor është me rreth 50%, dhe shkaku kryesor i vdekjeve është dëmi neurologjik sekondar nga ishemia dhe riperfuzioni cerebral", shkruajnë kërkuesit, duke kujtuar se analogët e glucagon-like peptide-1 (GLP-1) janë barnat e aprovuara për trajtimin e diabetit tip 2, por se të dhënat e fundit kanë sugjeruar efekte mbrojtëse te pacientët me ishemi dhe riperfuzion.
Për të studiuar efektet neurombrojtëse të exenatide në pacientë të reanimuar pas një arresti kardiak ekstra-spitalor, autorët ndanë në mënyrë rastësore 120 persona në gjendje kome për t'iu administruar exenatide ose placebo në infuzion, përveç terapisë tashmë në vazhdim.
Indikatorët kryesorë të efikasitetit ishin: (1) realizueshmëria, e përkufizuar si mundësi për të filluar trajtimin në më shumë se 90% të pacientëve brenda 240 minutave nga kthimi i qarkullimit spontan; (2) efikasiteti i përkufizuar si fusha që qëndron nën kurbën e enolazës neuron-specifike mes 24 - 72 orëve pas shtrimit. Endpointi sekondar përbëhej nga rezultatet e vdekshmërisë dhe funksionit neurologjik të vlerësuar mes 30 dhe 180 ditëve.

"Administrimi i barit ka rezultuar i realizueshëm, por terapia nuk ka lënë vend për ndryshime domethënëse nën kurbën e enolazës neuron-specifike, as nuk ka modifikuar treguesin e efikasitetit në kontekstin e vdekshmërisë dhe funksionit neurologjik krahasuar me placebon", thonë autorët e studimit, duke shtuar se efektet anësore kanë qenë të rralla dhe të ngjashme në të dyja grupet.


 

Circulation. 2016. doi: 10.1161/CIRCULATIONAHA.116.024088 https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27838646


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>