dhj132016
Kolkicina dhe neutrofilet: perspektiva të reja terapeutike në mjekësinë kardiovaskulare
Një revizionim i fundit i është rikthyer informacioneve mbi kolkicinën në kontekstin kardiovaskular me qëllim që të ripërkufizojë efikasitetin dhe sigurinë e këtij bari në indikimet e reja kardiovaskulare. Siç dihet, premisa kryesore e veprimit terapeutik të kolkicinës qëndron në efektet e tij antinflamatore.
Targeti kryesor i kolkicinës janë neutrofilet, qelizat e përfshira në procesin inflamator të perikardit dhe pllakave aterosklerotike. Pasi përqendrohet te neutrofilet, kolkicina ndërhyn në funksionet e mikrotubulave, përgjegjëse të lëvizjeve ameboide, të kemotaksës dhe fagocitozës, si dhe të veprimeve të tjera anti-inflamatore. Mekanizmi i veçantë i veprimit antinflamator i fokusuar te neutrofilet e kolkicinës ka nxitur kërkime të tjera në fushën e aterosklerozës (përveç se në inflamacionet e perikardit), me synim reduktimin e inflamacionit dhe parandalimin e një eventi kardiovaskular akut pas restenozës së angioplastikës koronare në fibrilacionin atrial (FA) post-kardiokirurgjik. Neutrofilet pra përfaqësojnë ndoshta një pikë kyçe të rëndësishme për terapitë e reja të orientuara në trajtimin dhe parandalimin e eventeve të ndryshme kardiovaskulare.
"Kolkicina është një bar i vjetër që po jeton një rini të dytë dhe mund të kthehet në prototipin e një mekanizmi të ri veprimi, - thotë Antonio Brucato, drejtor i qendrës spitalore Papa Giovanni XXIII në Bergamo, - sepse efektet e saj inhibuese mbi veprimin e neutrofileve dhe inflamacionit në kardiopatitë ishemike hapin perspektiva të reja. Natyrisht mbetemi në pritje të studimeve dhe evidencave më të plota sa i takon kardiopatisë ishemike".
"Ndërkohë duhet të dimë se kolkicina nga njëra anë mund të ketë ndërveprime të mundshme negative për shembull me statinat, diltiazemin, verapamilin. Preferohet sigurisht një dozim i ulët (p.sh 0.5 mg) nëse kombinohet me barna të tilla. Gjithashtu nëse tolerohet, ka sigurisht një efekt mbrojtës kundër sindromës post-perikardiotomike dhe të fibrilacionit atrial post-operator", përfundon Brucato.