Kardiologji

tet172018

MitraClip-i shfaq efikasitetin edhe për trajtimin e insuficiencës mitrale sekondare

Pacientët me insuficiencë kardiake dhe insuficiencë mitrale sekondare (MR) që vazhdojnë të kenë simptoma, pavarësisht terapisë mjekësore të toleruar maksimalisht, kanë shfaqur norma të reduktuara të shtrimeve në spital dhe të vdekjes, si dhe përmirësim të cilësisë së jetës dhe të aftësive funksionale, pasi janë trajtuar me pajisjen transkateter MitraClip, sipas një studimi të ri të publikuar në "New England Journal of Medicine".

"Prognoza për pacientët ne insuficiencë kardiake, që zhvillojnë regurgitim të rëndë mitral dytësor, është e dobët, me opsione të kufizuara trajtimi. Nevojitet një ndihmë e madhe për të përmirësuar rezultatet te këta pacientë në gjendje shumë të rëndë", shpjegon Gregg Stone (Universiteti i Kolumbisë në Nju Jork), autor kryesor i studimit. Pajisja MitraClip është aprovuar tashmë në SHBA për përdorim në insuficiencën mitrale primare, por nuk ishte ende e qartë nëse ajo ishte e nevojshme për atë dytësore.

Kështu, hulumtuesit kanë dashur të studiojnë riparimin e valvulës mitrale transkateter me këtë pajisje në 614 subjekte nga 78 qendra në SHBA dhe në Kanada, me insuficiencë kardiake simptomatike me MR sekondare mesatare/të rëndë, ose të rëndë. Nga këta, 302 pacientë u përzgjodhën në mënyrë rastësore për trajtimin me pajisjen dhe terapi mjekësore të orientuar nga udhëzimet (GDMT) dhe 312 pacientë, vetëm për GDMT (grupi i kontrollit).

Pas dy vitesh, janë verifikuar 160 hospitalizime për insuficiencë kardiake mes atyre që morën MitraClip, përkundër 283 në grupin e kontrollit. Shkalla e hospitalizimit vjetor për insuficiencë kardiake ishte 35.8% për vit/pacient në grupin e pajisjes, krahasuar me 67.9% për vit/pacient në grupin e kontrollit. Për më tepër, mungesa e komplikacioneve të lidhura me pajisjen në 12 muaj ishte 96.6%, duke tejkaluar objektivin e performancës prej 88% për endpointin primar të sigurisë. Vdekshmëria 24-mujore për të gjitha shkaqet me pajisjen ishte 29.1%, krahasuar me 46.1% në grupin e kontrollit.

Përveç reduktimit në numrin e shtrimeve në spital dhe vdekshmërisë, trajtimi me pajisjen solli gjithashtu përmirësime në cilësinë e jetës dhe në kapacitetin funksional. Jo vetëm kaq. Edhe klasifikimi i insuficiencës kardiake është përmirësuar më shumë me pajisjen transkateter, krahasuar vetëm me GDMT-në në të gjitha periudhat e ndjekjes. Pacientët e trajtuar me MitraClip kishin gjithashtu një incidencë më të ulët të transplantit të zemrës ose pajisjes ndihmëse ventrikulare të majtë (LVAD).

 

NEJM 2018. Doi: 10.1056/NEJMoa1806640
https://www.nejm.org/doi/10.1056/NEJMoa1806640


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>