Kardiologji

dhj112018

Ndërhyrja e shpejtë në venat që shkaktojnë ulcera në këmbë, përmirëson shërimin

tags: ulcera, venoze

Trajtimi i ulcerave të këmbëve brenda dy javësh, me mbylljen e venave të dëmtuara, shpejton shërimin me 12%, krahasuar me trajtimin standard, sipas rezultateve të një studimi të publikuar në "New England Journal of Medicine".

"Ulcerat e këmbëve mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në cilësinë e jetës dhe në raste të rënda, mund të çojnë në humbjen e një pjese të gjymtyrëve. Sidoqoftë, për momentin, shumica e pacientëve marrin vetëm çorape me kompresion, pa u përballur me rrënjën e problemit që po trajtohet, e cila është vena e dëmtuar", thotë Alun Davies, autori kryesor i hulumtimit (Kolegji Perandorak i Londrës).

Vlerësohet se shërbimi shëndetësor britanik (NHS) menaxhon çdo javë 731,000 ulcera të këmbëve dhe se shpenzimet e trajtimit i kushtojnë institucionit deri në 1,94 miliardë sterlina.

Kërkuesit studiuan 450 pacientë të diagnostikuar me ulcera venoze të këmbëve në 20 qendra të Britanisë së Madhe. Gjysma e pacientëve ishin përzgjedhur në mënyrë rastësore për të marrë trajtime për menaxhim të venave me varice (injeksion të materialit sklerozant, shkatërrimin e venës me lazer ose ngrohje, ose mbyllje të saj) brenda dy javësh dhe gjysma tjetër ka marrë një trajtim për t'i përballuar venat varikoze vetëm pasi është shëruar ulcerimi i tyre, ose pas gjashtë muajsh, nëse ulcera është ende e pranishme. Të gjithë pacientëve iu kërkua që të mbanin çorape me kompresion.

Për 24 javë, normat e shërimit të ulcerës ishin 85.6% në grupin e trajtuar menjëherë, përkundër 76.3% në grupin e dytë. Rezultatet kanë treguar se pacientët që i janë nënshtruar trajtimit për venat varikoze brenda dy javësh, janë shëruar nga ulcera për 56 ditë, krahasuar me 82 ditë në grupin ku trajtimi ishte vonuar.

"Me këtë studim, kemi treguar se trajtimi i hershëm përmirëson shërimin e ulcerës së këmbëve dhe e ndihmon pacientin të shërohet më shpejt. Ne rekomandojmë që pacientët të dërgohen në një klinikë vaskulare pas diagnostikimit me ulcerë venoze, për të parë nëse ato janë të përshtatshme për nisjen e trajtimin", përfundojnë autorët.

 

N Engl J Med. 2018. doi: 10.1056/NEJMoa1801214
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29688123


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>