Kardiologji

pri292019

Aritmitë letale. Modeli i ri matematik parashikon rrezikun

Një grup kërkimor i Universitetit "Johns Hopkins" në Baltimorë, ka zhvilluar një model matematik që është në gjendje të parashikojë në mënyrë të kujdesshme se kur pacientët e prekur nga kardiomiopatia aritmogjene e ventrikulit të djathtë (ARVD), mund të kenë vërtet përfitime nga implanti i një defibrilatori kardiak (ICD) për të parandaluar rrezikun e aritmive letale. Studimi ofron një instrument vlerësimi pasi, nëse nga njëra anë mjekët bien dakord për t'i konsideruar pacientët me aritmi potencialisht letale të përshtatshëm për ICD, nga ana tjetër nuk është e qartë nëse kjo pajisje është gjithmonë e këshillueshme në raste në të cilat aritmia nuk është shfaqur ende.

"ICD-të parandalojnë vdekjen kardiake të papritur dhe shpëtojnë jetë, por këto pajisje kanë rreziqe dhe efekte anësore", thotë autorja kryesore, Cynthia James, në faqet e "European Heart Journal", duke indikuar goditjet elektrike të papërshtatshme ose infeksionet, si pasoja të mundshme të ICD-ve. Gjithashtu, këto duhen zëvendësuar shpesh për shkak të keqfunksionimit, ose thjesht për shkak të konsumimit të baterisë, gjë që kërkon një tjetër ndërhyrje kirurgjikale për pacientin, hospitalizimin e tij dhe shpenzime të mëtejshme shëndetësore.

"Për pacientët me ARVD, implantimi i një ICD-je është një vendim i madh, me një sërë pasojash, mbi të gjitha nëse merret parasysh se sëmundja zhvillohet në moshë të re", shton autorja. Modeli, që zhvillohet duke përdorur faktorë rreziku të përshkruar nga kërkimet e mëparshme, është shfaqur i aftë për të individualizuar se cilët nga 528 pacientët e përfshirë në studim, do të kishte një aritmi të rëndë, pra, një event potencialisht vdekjeprurës në kohë.

Rezultatet tregojnë se asnjë pacient me një rrezik të parashikuar prej 5% në 5 vjet nuk kishte patur aritmi të rëndë, ndërsa më shumë se 95% e aritmive ishte verifikuar te këta pacientë me të paktën 15% rrezik. Gjithashtu, 20,6% e pozicionimeve të ICD-së është zbuluar se ka qenë i panevojshëm. Pavarësisht rezultateve premtuese, kërkuesit tregohen të kujdesshëm dhe propozojnë vlerësimin e modelit mbi një popullsi të ndryshme nga ajo që është përfshirë në studim, sepse pacientët, përveçse vinin nga klinika të specializuara (14 qendra mjekësore në SHBA dhe europiane), kishin në pjesën më të madhe të rasteve, si shkak të sëmundjes, mutacionet e gjenit PKP2.


Eur Heart J. 2019. doi: 10.1093/eurheartj/ehz103
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30915475


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>