Kardiologji

sht142021

Celularët dhe orët inteligjente të brezit të ri mund të ndërhyjnë në punën e pacemaker-ave e defribilatorëve

Një studim i publikuar në "Heart Rhythm" konfirmon rekomandimet e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) në lidhje me ndërhyrjen e telefonave dhe orëve inteligjente në punën e pajisjeve mjekësore të transplantuara. Sipas studiuesve, të udhëhequr nga Seth Seidman (Qendra e Pajisjeve dhe e Shëndetit Radiologjik, FDA), pacientët duhet t'i mbajnë pajisjet elektronike, të tilla si celularët dhe orët inteligjente të paktën 6 inç (rreth 15 cm) larg pajisjeve mjekësore të implantuara, në veçanti pacemakera-ave dhe defibrilatorëve kardiakë.

"Garancia për sigurinë e pajisjeve mjekësore është thelbësor për shëndetin, veçanërisht kur teknologjia përparon", shpjegon Seidmani, i cili së bashku me kolegët rishikuan studimet më të fundit duke përshkruar mundësinë që disa celularë të gjeneratës së fundit dhe orë inteligjente të pajisura me magnet me fuqi të lartë të fushës, mund të ndikojnë në funksionimin normal të stimuluesve kardiakë të implantueshëm dhe defibrilatorëve. Bazuar në këtë përmbledhje, studiuesit e FDA-së vendosën të kryejnë hetime të mëtejshme për të konfirmuar të dhënat dhe për të bërë rekomandimet e duhura për pacientët dhe konsumatorët. Ata kanë zbuluar se në afërsi të pajisjeve të implantueshme, fusha magnetike statike e krijuar nga modelet më të fundit iPhone 12 dhe Apple Watch 6 ka fuqi më të madhe se 10 gaus, mjaftueshëm e lartë për të nxitur modalitetin magnetik në pajisjet kardiake të implantuara. Kjo nuk ndodh nëse ruhet një distancë prej të paktën 15 centimetra midis celularëve, orëve inteligjente dhe pajisjeve të implantuara. Modaliteti magnetik është krijuar për t'u përdorur kur një pacient po i nënshtrohet një procedure ku është e mundur ndërhyrja elektromagnetike, ose kur nevojitet pezullimi i pajisjes për trajtim mjekësor. Sidoqoftë, ky funksion mund të aktivizohet rastësisht nga fushat magnetike më të mëdha se 10 gaus, të cilat mund të modifikojnë funksionimin e pajisjes dhe t'i shkaktojnë dëm serioz pacientit", shkruajnë autorët.

Dhe Seidmani përfundon: "Megjithëse rreziku për pacientët është aktualisht i ulët, produktet elektronike me magnet të fortë pritet të shtohen me kalimin e kohës. Prandaj, ne i këshillojmë njerëzit me pajisje mjekësore të implantuara që të flasin me profesionistët e tyre të kujdesit shëndetësor që të ndërgjegjësohen për këtë rrezik potencial dhe të bien dakord për teknikat e përshtatshme për përdorim të sigurt".


Heart Rhythm 2021. Doi: 10.1016/j.hrthm.2021.06.1203
http://doi.org/10.1016/j.hrthm.2021.06.1203


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>