pri242023
Rrezatimet jonizuese. Edhe dozat më të ulëta mund të dëmtojnë zemrën
Sipas një studimi të publikuar në "British Medical Journal", ekspozimi ndaj rrezatimeve jonizuese edhe në doza të ulëta, për sa kohë që është i shpeshtë, shoqërohet me një rritje modeste të rrezikut për sëmundje kardiovaskulare.
"Dihet se ekspozimi ndaj rrezatimeve jonizuese me doza të larta dëmton zemrën, por provat i lidhin këto rrezatimet me doza të ulëta me sëmundjet kardiovaskulare ende nuk janë shumë të qarta", thotë autori kryesor i studimit Mark Little nga Instituti Kombëtar i Kancerit në Bethesda, SHBA.
Për të mbushur boshllëkun e njohurive, studiuesit shqyrtuan 93 studime që vlerësonin lidhjet midis një sërë sëmundjesh kardiovaskulare dhe ekspozimit ndaj rrezatimeve jonizuese, të përbërë kryesisht nga terapia me rrezatim dhe ekspozimet profesionale, në një gamë të gjerë dozash, duke përfshirë edhe ekspozimet afatshkurtra dhe ato afatgjata.
Pas llogaritjes së faktorëve të tjerë ngatërrues, siç është mosha në momentin e ekspozimit, ekspertët arritën të gjenin prova të qëndrueshme për një rritje të varur nga doza në rreziqet kardiovaskulare në një gamë të gjerë dozash rrezatimi. Për shembull, rreziku relativ për gray (Gy) u rrit për të gjitha sëmundjet kardiovaskulare dhe për llojet specifike të këtyre sëmundjeve, dhe kishte një rrezik relativ më të lartë për njësi dozë në intervalet më të ulëta të dozës (më pak se 0,1 Gy) në rast të ekspozimeve të shumta.
Rreziku i shtuar ishte i vogël, por u rrit ndjeshëm, duke arritur në 2.3-3.9 vdekje kardiovaskulare për 100 persona të ekspozuar ndaj një Gy rrezatimesh. U vunë re ndryshime të konsiderueshme midis studimeve. Autorët theksojnë nevojiten kërkime të mëtejshme për të sqaruar më mirë rolin secilit prej faktorëve ngatërrues.
Si përfundim, studiuesit sugjerojnë se dëmtimi që vjen nga rrezatimi jonizues mund të jetë nënvlerësuar ndjeshëm, duke nënkuptuar se mbrojtja nga rrezatimi dhe optimizimi me dozë të ulët duhet të rimendohen.
Në një editorial të lidhur, Anssi Auvinen nga Universiteti Tampere në Vantaa, Finlandë, thekson se ndërkohë që mbeten mospërputhjet dhe boshllëqet, sëmundjet kardiovaskulare do të duhet të shtohen në listën e rreziqeve shëndetësore të shkaktuara nga rrezatimi jonizues.
British Medical Journal 2023. Doi: doi.org/10.1136/bmj-2022-072924
http://doi.org/ doi.org/10.1136/bmj-2022-072924
British Medical Journal 2023. Doi: 10.1136/bmj-2022-074589
http://doi.org/10.1136/bmj-2022-074589