Diabetologji

dhj192014

Komplikacionet e diabetit: Metformina ul nivelet e TSH

Te pacientët me hipotirozë marrja e metforminës, një hipoglicemiant oral që zakonisht përdoret në menaxhimin e diabetit të tipit 2 (të pavarur nga insulina), mund të çojë në një rënie të konsiderueshme të niveleve qarkulluese të hormonit tiroid-stimulues (TSH).
Këtë fakt e sugjeron një studim i thelluar, i publikuar së fundi në të përjavshmen ''Canadian Medical Association Journal''. Metformina është një biguanide sintetike që vepron duke i rritur aktivitetin insulinës si në nivel hepatik dhe në nivel periferik, duke ngadalësuar përthithjen e glukozës dhe shtypur prodhimin e tepruar të saj nga ana e mëlçisë.
Studiesit kanadezë analizuan të dhënat e 74.300 pacientëve diabetikë, të cilët kishin marrë metforminë dhe i krahasuan ato me një tjetër hipoglicemizant, sulfuonilurea, mbledhur gjatë një periudhe prej 25 vitesh. Nga numri i përgjithshëm i njerëzve të regjistruar, 5.689 ishin trajtuar për hipotiroidizëm, ndërsa 59.937 nuk kishin shfaqur asnjëherë anomali në funksionin metabolizmik të tiroides. Në fund të vëzhgimit, në grupin me hipotiroidizëm janë raportuar 495 raste të niveleve të TSH në vit dhe 322 raste në tjetrin.
Në pacientët me hipotiroidizëm trajtuar në monoterapi me metforminë, është llogaritur një rrezik në rritje prej 55% në krahasim me ata që morën sulfonilurea. Ndërsa nuk ka pasur efekte negative në prani të funksionimit të tiroides normale.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>