shk172015
Koha është e rëndësishmë në kuzhinë
Koha mund të jetë një nga elemntët kryesorë në një dietë të shëndetshme, të paktën sipas një studimi të publikuar në Gazetën Amerikane të Mjeksisë Parandaluese (American Journal of Preventive Medicine ). Të kalosh më shumë kohë në shtëpi duke përgatitur vaktet bashkangjitet me tregues të shumtë për një dietë më të shëndetshme, përshembull një konsumim më i madh i frutave dhe perimeve, ndërsa duke harxhuar vetëm nje orë në ditë për të përgatitur ushqimin do të thotë të konsumosh më shumë kohë duke ngrënë në fast-food dhe të harxhosh më shumë para për të ngrënë jashtë. " Janë të pakta të dhënat mbi peshën e kohës në një dietë të shëndetshme-, thekson Pablo Monsivais autori kryesor i studimit dhe profesor në Qëndrën e dietave dhe kërkimit të veprimtarive në Universitetin e Kembrixhit shkollë për mjeksinë klinike (Center for diet and activity research at the University of Cambridge school of clinical medicine ) në Mbretërinë e Bashkuar, duke shpjeguar se rrezultatet e studimit vijnë nga përgjigjet e 1.319 të rriturve që kanë marrë pjesë në mënyrë telefonike në Studimin e Obezitetit Në Siatëll (Seattle Obesity Study ) në vitin 2008 - 2009. Pjesmarrësit i janë përgjigjur pyetjeve mbi kohën e harxhuar në kuzhinë për të përgatitur ushqimin dhe pastrimin e saj mbas vakteve, duke dhënë gjithashtu informacione mbi konsumin ushqimor dhe preferencat mbi pazarin, si dhe të njëjtat informacione mbi kohën në restorant. " Gati 16% e pjesmarrësve kalojnë më pak se një orë në ditë për të përgatitur vaktet, ndërsa 43% kalojnë midis një deri në dy orë në ditë dhe 41% më shumë se dy orë. Orare me proporcion të kundërt me kohën e kaluar jashtë duke ngrënë në fast-food dhe restorante ose në shtëpi duke konsumuar ushqim të gatshëm. " Këto rezulate vërtetojnë cfarë është konstatuar nga studime të mëprashme: koha është një pengese për të ngrënë shëndetshëm-, komenton Monsivais. " Përtej kohës dhe kostos, njerëzit shpesh nuk ndihen të sigurt për aftësitë e tyre për të përgatitur vakte të shëndetshme dhe kjo nënvizon rëndësinë e dietologëve për të dhënë këshilla se si mund të shpenzojmë më mirë kohën dhe paratë, si të planifikojme vaktet tona ditore, të përmirsojmë pazarin dhe si të fitojmë kohë duke përgatitur paraprakisht disa ushqime, të gjitha këto janë këshilla që ndihmojnë familjet për të përmirësuar mënyrën e tyre për tu ushqyer-, përfundon Monsivais.
Am J Prev Med 2014 Dec;47(6):796-802