News

gus52024

Rikthehen pas 13 vitesh "Ethet e Nilit" në Shqipëri! 3 të vdekur dhe 17 të infektuar. Tomini për Report TV: Lushnja, Fieri e Kurbini më të prekurat

Rikthehen pas 13 vitesh "Ethet e Nilit" në vendin tonë. Burime nga Report Tv bënë me dije se deri tani janë shënuar 3 viktima dhe 17 të infektuar. Edhe drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, në një intervistë për Report Tv konfirmon rastet, ndërsa thotë se kemi të bëjmë me përhapjen e virusit në të gjithë Evropën.

"Qendra Spitalore po vlerëson situatën. Nuk jemi i vetmi vend i shkëputur sa i takon Nilit. Edhe në Evropë janë konfirmuar. Kemi Francën, Italinë, Greqinë e Serbinë që konfirmojnë rastet", tha ajo.

Tomini tregon se zonat e prekura në Shqipëri janë zonat periurbane në bashkinë Fier, Lushnje e Kurbin.

Tomini tha se 3 rastet e personave që kanë humbur jetën nga kjo sëmundje janë të moshës mbi 62 vjeç, pacientë që kanë sëmundje bashkëshoqëruese dhe me imunitet të deprimuar.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik ngriti zërin që bashkitë të bëjnë dezinsektimin në zonat ku favorizohen larvat e mushkonjave. "Lushnja ka dezinsektuar vatrën me sëmundje, por kjo duhet të bëhet edhe në zonat ku rriten larvat", u shpreh ajo.

Ethet e Nilit është një nga sëmundjet më të zakonshme që transmetohen nga mushkonjat dhe varion nga 2 deri në 15 ditë dhe në format më të lehta, sëmundja zgjat nga 3 deri në 6 ditë. Nuk ka vend për panik pasi në shumicën e rasteve nuk shfaqin shenja klinike, por në raste të tjera duhet të bëhet këshillimi me mjekun. Kryesisht prek personat me imunitet të dobët. 

Simptomat e këtij virusi janë të ngjashme me ato të gripit: temperaturë, gjendje parehatie e përgjithshme, etj. Virusi nuk përhapet nga njeriu te njeriu.

Burimi: Shqiptarja.com


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>