shk282015
Vera e kuqe, jo me tepricë, mbron nga diabeti i tipit 2
Një konsum mesatar i pijeve alkolike bashkangjitet me një ulje të rrezikshmërisë për të zhvilluar diabetin e tipit 2 (Dmt2). Ja dhe përfundimet e sapo publikuara në revistën (Nutrition) Metabolizimi & Sëmundjet Kardiovaskulare (Metabolism & Cardiovascular Diseases) të një studimi të koordinuar nga Pedro Marques-Vidal i Departamentit të Mjeksisë së Brëndshme në Spitalin Universitar të Losanës në Svicër. Megjithëse me të dhëna të diskutueshme, konsumimi mesatar i alkolit ka treguar që ul rrezikun e Dmt2, por nëse ky efekt është i pranishëm edhe për Ifg (glicemi e alteruar) është më pak e ditur. " Nga disa studime rrezulton një efekt mbrojtës nga konsumimi i alkolit në shfaqjen e Dmt2 pavarësisht nga sasia e konsumuar, ndërsa kërkime të tjera tregojnë për një rrezik nga astemet. Disa studime tregojnë se një konsumim i moderuar i alkolit mund të ketë efekt mbrojtës edhe nga (Ifg) edhe pse të dhëna të tilla ende nuk janë vërtetuar-, shpjegon autori i artikullit i cili sëbashku me kolegët e tij ka verifikuar impaktin e konsumimit të alkolit dhe efektin specifik të disa llojeve të pijeve alkolike mbi treguesit e Dmt2 dhe Ifg-së. Janë studiuar për këtë qëllim 4.765 persona me moshë të mesme 51 vjec jo me diabet në fillim të një studimi, i cili zgjati afërsisht 5 vjet. Gjatë periudhës së vezhgimit 284 pjesmarrës kanë zhvilluar Dmt2 dhe në 643 raste të tjera është shfaqur Ifg-ja. " Nga analizat statistikore rrezulton se përgjithësisht një konsumim alkoli mesatar-të lartë ( nga 14 deri në 17 njësi në javë ku një njësi është e barazvlefshme me 10 - 12g alkoli) shton mundësitë e mos sëmundjes me Dmt2, ndërsa nuk evidentohet asnjë efekt mbrojtës në krahasim me kombinimin e Dmt2 dhe Ifg. " Nga të dhënat e mbledhura nuk rrezulton ndërkohë asnjë efekt specifik të pijeve të caktuara alkolike si vera, birra ose likere të ndryshme në treguesit e Dmt2 dhe Ifg, ndërkohë që vera duket se bashkangjitet me një rrezikshmëri më të ulët për shfaqjen e Dmt2-, përfundon Marques-Vidal.
NutrMetabCardiovasc Dis. 2015; 25(1):75-84