Diabetologji

pri242015

Vezët mbrojnë meshkujt finlandezë nga diabeti i tipit 2

Konsumimi i vezëve mund të reduktojë rrezikun e diabetiti të tipit 2, kjo sipas një studimi të zhvilluar tek Universiteti i Finalndës Lindore dhe i publikuar te "American Journal of Clinical Nutrition". Diabeti i tipit 2 po bëhet gjithnjë e më i përhapur në të gjithë botën dhe zakonet e përditshme ushqimore si dieta dhe ushtrimet fizike kanë një rrol thelbësor për zhvillin e kesaj sëmundjeje. Në disa studime dietat me përmbajtje të lartë kolesteroli lidhen me shqetësime të metabolizmit dhe rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2, ndërsa nga kërkime të tjera del se konsumimi i vezëve përmirëson kompensimin glicemik. Sidoqoftë nuk ka të dhëna konkrete mbi efektin e konsumimit të vezës dhe kësaj patologjie. Për të qartësuar këtë argument kërkuesit finlandezë të (Institute of Public Health and Clinical Nutrition) në Kuopio në bashkëpunim me Jyrki Virtanen i (University of Eastern Finalnd) kanë studiuar zakonet ushqimore të 2.332 burrave nga mosha 42 dhe 60 vjeç të cilët kanë marrë pjesë te studimi (Kuopio ischaemic heart disease risk factor) i cili është zhvilluar nga viti 1984 dhe vitit 1989. Gjatë vëzhgimit i cili ka zgjatur gati 20 vjet, diabeti i tipit 2 është diagnostikuar tek 432 burra dhe pas llogaritjeve statistikore autorët kanë zbuluar se konsumimi i vezëve jo vetëm që lidhej me vlera glicemike më të ulëta por edhe me mundësi më të pakta për të zhvilluar diabetin e tipit 2. Për të arritur në disa shifra konkrete, burrat të cilët konsumonin gati 4 vezë në javë kishin një rrezik gati 37% më të ulët për të zhvilluar diabetin e tipit 2 në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre të cilët konsumonin vetëm një. "Një shpjegim i mundshëm është se ndryshe nga popuj të tjerë, konsumimi i vezëve në Finlandë nuk është i lidhur me një stil jetese jo të shëndetshme siç është duhan pirja, jeta sedentare ose konsumi i mishit të përpunuar-, hipotizon Virtanen, duke rikujtuar se veç kolesterolit, vezët përmbajnë shumë produkte ushqyese të cilat mund të kenë një efekt pozitiv edhe mbi metabolizmin dhe glukozën.

Am J Clin Nutr 2015


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>