Diabetologji

jan222020

Diabeti i tipit 2: mëngjes i bollshëm dhe darkë e varfër, për të ulur dozat e insulinës

Sipas një studimi, një dietë e përbërë nga 3 vakte, me një mëngjes të pasur me karbohidrate, mund të pakësojë injeksionet e insulinës te njerëzit e prekur nga diabeti i tipit 2. "Dieta tradicionale për diabetikët, përbëhet nga 6 vakte të vogla të shpërndara gjatë ditës. Hulumtimi ynë propozon të zhvendosen kaloritë e pasura me niseshte, në orët e para të ditës. Kjo do të bënte një ekuilibrim të glukozës dhe kontroll më të mirë të glicemisë mes diabetikëve të tipit 2", shpjegoi Daniela Jakubowicz, autore kryesore e studimit të botuar në "Diabetes Care".

Siç përshkruhet në artikull, metabolizmi njerëzor është optimizuar për të marrë ushqim gjatë orëve me dritë, ndërsa errësira është koha optimale për të qenë esëll dhe për të fjetur. Për më tepër, provat e fundit kanë treguar ndikimin e tempistikës së vakteve në orën cirkadiane dhe mbi shëndetin. Në veçanti, konsumimi në mbrëmje i ushqimeve me shumë kalori e të pasura me karbohidrate do të çonte në disavantazhe metabolike dhe marrja e karbohidrateve në mëngjes mund të përmirësonte luhatjet në nivelin e glukozës. Për më tepër, përmirësimi i shprehjes së "gjeneve të orës", për shkak të një konsumi të lartë të karbohidrateve në mëngjes, mund të përfaqësojë mekanizmin që bën përmirësimin e glicemisë së përgjithshme. Tema e studimit që ka përfshirë 28 pacientë diabetikë ishte krahasimi midis një diete që përfshinte mëngjesin e bollshëm (700 kcal), drekën (600 kcal) dhe darkën me pak kalori (200 kcal) me një dietë izokalorike me 6 vakte (mëngjes, drekë, darkë dhe 3 zëmra).

Pas 12 javësh, grupi që ndoqi dietën eksperimentale, arriti të binte në peshë dhe pati një ulje të hemoglobinës së glikuar, si dhe rënie të niveleve të glicemisë esëll, gjatë ditës dhe natës. Përveç kësaj, doza ditore e insulinës është ulur ndjeshëm. Këto rezultate nuk u gjetën te pacientët që ndoqën dietën me 6 vakte.


Diabetes Care 2019. Doi: 10.2337/dc19-1142
https://doi.org/10.2337/dc19-1142


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>