Diabetologji

mar132015

Ekspozimi ndaj nikelit shton rrezikun e diabetit melit të tipit 2

Një përqëndrim i lartë i nikelit në urinë bashkohet më një rritje të prevalencës së diabetit melit të tipit 2. Kjo është ajo cfarë hipotizon tek Gazeta Ndërkombëtare e Epidemologjisë (International Journal of  Epidemiology) një studim i zhvilluar nga Xu Lin i Institutit për shkencën e ushqimit tek akademia kineze e shkencave në Shangai. " Nikeli është i përdorur në sektoë të ndryshëm industrial midis të cilëve elektrodepozitimi dhe prodhimi i baterive në aliazh nikel-kadmium, por burime të tjera ekspozimi  vijnë nga përdorimi i duhanit, nga protezat e dhëmbëve ose ato ortopedike, nga pajisje të guzhinës në material inoks, bizhuteri dhe monedha-, thonë autorët e artikullit duke kujtuar se metali eskretohet në pjesë të madhe nga urina e cila është menyra e tij e absorbimit, aq sa përqëndrimi urinar i nikelit është përdorur shpesh për të vlerësuar nivelet e ekspozimit. " Studime të ndryshme të zhvilluara tek kafshët tregojnë se ekspozimi ndaj nikelit mund të shkaktojë hiperglicemi duke çuar, nëpërmjet glikozës epatike, lëshimin e glukagonit pankreatik dhe duke reduktuar përdorimin periferik të glukozës-, vazhdon më tej Lin. Gjithsesi nuk është ende e qartë nëse ekspozimi ndaj nikelit influencon metabolizmin e glukozës edhe tek qëniet njerëzore. Prandaj Lin dhe kolegët e tij kanë studiuar lidhjen midis ekspozimit të nikelit dhe diabetit të tipit 2 duke matur nikelin urinar me spektrometrinë e masës së plazmës të ciftuar induktivisht (Icp-Ms). " Kjo proçedurë është zgjidhja ideale për analizën e metaleve me përqëndrime shumë të ulëta, të rradhës për pjesë për trillion-, theksojnë kërkuesit të cilët kanë analizuar kampionët e urinës e 2.115 banorëve rezident në Pekin dhe Shangai të cilët kanë marrë pjesë në studimin (Nutrition and Health of Aging Population in China Follow-up Study), duke zbuluar një lidhje domethënëse midis niveleve të larta të nikelit urinar dhe rritjes së glicemisë, të hemoglobinës së glikuar dhe të rezistencës periferike ndaj insulinës. Chin-Chi Kuo i departamentit të epidemologjisë tek shkolla e Shendetit Publik të Baltimorës "Johns Hopkins" komenton në një artikull: " Nëse konfirmohen nga studime të mëtejshme këto rrezultate nënvizojnë rrolin e mundshëm të metaleve të rënda, mundësisht të dëmshme në patogjenezën e diabetit melit të tipit dy-, përfundon Kuo. 

Int. J. Epidemiol 2015;44 (1): 240-248
Int. J. Epidemiol 2015;44 (1): 248-250


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>