gus72015
Celiakia: tek fëmijët me diabet të tipit 1, sierologjia normalizohet vet
Nivelet e serumeve të anti-transglutasaminazave (anti-tTg) bien normalisht në 40% të fëmijëve me diabet melit të tipit 1 duke u negativizuar në 20% të rasteve pavarësisht konsumimit të glutinës. Këto janë përfunidmet e një studimi të publikuar tek "Diabetes Care" me autore kryesore Stefania Castellaneta e Departamentit të Pediatrisë në Spitalin "San Paolo" në Bari. "Përhapja e sëmundjes së celiakisë tek pacientët me diabet të tipit i është në masën nga 3% deri në 10% ose gati dhjetë herë më e lartë se sa popullata e përgjithshme-, shpjegojnë autorët duke theksuar se të dyja patologjitë vijnë si pasojë e një ndërveprimi të ndërlikuar mes predispozimit gjenetik dhe ekspozimit ambiental. Duhet kujtuar gjithashtu se udhëzimet e diabetit pediatrik dhe të shoqërive të gastroenterologjisë, rekomandojnë analizat për celiaki te fëmijët me diabet të tipit 1 tek të cilët, nivelet e larta të anti-tTg mund të normalizohen vetvetiu pavarësisht konsumit të vazhdueshëm të glutinës. Duke u nisur nga këto supozime autorët kanë verifikuar shkallën e normalizimit të niveleve të anti-tTg dhe praninë e faktorëve parashikues, duke zbuluar se tek një grup prej 446 fëmijësh 14.5% u kthye në pozitiv për sierologjinë e celiakisë gjatë periudhës së vëzhgimit. Prej këtyre 58% kishin një titull anti-tTg mjaft të lartë në masën 41%. E dhëna më interesante ishte se 28% e pjesmarresve u kthye në negativë për anti-tTg. "Përhapja e autoimunitetit për celiakinë ka qënë gati 14.3% dhe 8.5% ose 15 deri në 8 herë më e lartë në krahasim me popullatën pediatrike të përgjigthshme-, saktësojnë autorët duke shtuar se fëmijët asimptomatikë në moshë më të madhe se 9 vjeç nga fillimi i diabetti melit të tippit 1, kishin një rrezik më të ulët për të zhvilluar një sëmundje celialike. "Në përfundim, të dhënat e mbledhura tregojnë se fëmijët me diabet të tipit 1 të cilët kanë simptoma për celiaki dhe me një vlerë të lartë të anti-tTg kanë një rrezik të lartë për të zhvilluar sëmundjen e celiakisë-, shtojnë më tej autorët. "Në mungesë të simptomaveklinike ose shenjave për sëmundjen e celiakisë, konfirmimi istologjik i sëmundjes dhe dieta ushqimore pa glutine te fëmijët me diabet të tipit 1 duhet të shmangen duke kufizuar procedura diagnostikuese dhe stres psikologjik-, përfundojnë autorët.
Diabetes Care. 2015;38(5):760-6