tet262015
Tramadoli rrit rrezikun e hipoglicemisë
Një studim kanadez ka zbuluar se përdorimi i tramadolit (analgjezik opioid i dobët) shoqërohet me shfaqjen e një gjendjeje hipoglicemie potencialisht e rrezikshme për shëndetin. Ata që e marrin këtë bar shfaqin një rrezik të trefishtë për shtrimin në spital, pas një rënie të tepruar të përqendrimit të glukozës në gjak, e cila në disa raste mund të rezultojë fatale. Studimi i publikuar më 8 dhjetor në revistën ''Jama Internal Medicine'' ka përfshirë më shumë se 300.000 pacientë.
Gjatë një vëzhgimi 5-vjeçar, janë regjistruar rreth 1.100 shtrime në spital me hipoglicemi për shkak të terapisë me tramadol dhe 110 vdekje për këtë arsye. Nëse krahasohet me një bar me veprimtari të ngjashme - kodeinën, me tramadolin rreziku rritet me 52%, sidomos gjatë muajit të parë të përdorimit. Studiuesit theksojnë se në 40% të rasteve, pacienti nuk kishte faktorë risku para-ekzistues dhe të njohur si diabeti. Tramadoli është një antagonist i dobët i receptorit opiod, por fuqizon edhe rrugët serotononergjike dhe noradrnergjike. Ky mekanizëm veprimi mund të justifikojë një tendencë më të ulët të depresionit respirator, por pavarësisht sugjerimeve, sipas mendimit të studiuesve kanadezë tramadoli shpesh mund të mos jetë një alternativë aq e sigurt sa analgjezikët tradicionalë narkotikë.
Tramadoli është përdorur shpesh si një analgjezik për dhimbjet e lehta dhe të mesme, për shkak të rrezikut të vogël të efekteve anësore. Megjitahtë, pacientët duhet të jenë të informuar mbi mundësinë e një rënie drastike të glicemisë gjatë trajtimit.