sht202022
Demenca. Faktorët që mund të reduktojnë rrezikun te diabetikët
Respektimi i një stili jetese të shëndetshëm lidhet me një rrezik dukshëm më të ulët të demencës te njerëzit me diabet, sipas një studimi të botuar në Neurology. "Diabeti i tipit 2 dhe faktorët e stilit të jetesës janë lidhur me rrezikun e demencës, por se sa ndikon stili i shëndetshëm i jetesës në demencën e lidhur me diabetin vazhdon të mbetet i panjohur", shpjegon autori kryesor i studimit Bin Wang nga Shkolla e Mjekësisë Universitare në Kinë.
Studiuesit donin të sqaronin nëse rreziku i shtuar i demencës te njerëzit me diabet mund të kompensohej nga një mënyrë jetese e shëndetshme. Për këtë, ata përdorën të dhënat e marra nga Biobank në Britani dhe krijuan një rezultat të përgjithshëm të stilit të jetesës midis 0 dhe 7 pikë, ku një pikë korrespondonte me secilin prej shtatë faktorëve të jetesës së shëndetshme, d.m.th. mos pirja e duhanit, konsumimi i moderuar i alkoolit, aktiviteti i rregullt fizik, ushqimi i shëndetshëm, kohëzgjatja adekuate e gjumit, mënyra sedentare e jetesës dhe kontaktet e shpeshta shoqërore.
Ne fillim demenca u konstatua duke përdorur të dhënat shëndetësore elektronike. 167.946 pjesëmarrës mbi 60 vjeç pa demencë në fillim, u përfshinë në studim dhe gjatë një ndjekjeje mesatare prej 12.3 vjetësh dhe 4.351 prej tyre zhvilluan demencë. Pjesëmarrësit me diabet, por jo ata me prediabet, treguan një rrezik më të lartë të demencës sesa njerëzit me glukozë normale në gjak. Krahasuar me pjesëmarrësit pa diabet që kishin një rezultat të stilit të jetesës shtatë, njerëzit me diabet që kishin një rezultat të stilit të jetesës 0-2 dhe shtatë, raportet e rrezikut (HR) për demencën ishin 4.01 dhe 1.74. Në mesin e pjesëmarrësve me diabet, HR për demencën duke krahasuar një rezultat të stilit të jetesës prej shtatë kundrejt 0-2 ishte 0.46. Ky rezultat korrespondonte me një ulje të rrezikut absolut 10-vjeçar të demencës nga 5.22% në 1.72%.
Lidhja e kundërt midis rezultatit të stilit të jetesës së shëndetshme dhe rrezikut të demencës ishte e pavarur nga kontrolli i glicemisë dhe barnat e diabetit. Në një editorial të lidhur, Babak Hooshmand nga Instituti Karolinska në Stokholm thotë se studimet e ardhshme duhet të ndihmojnë në sqarimin e provave vëzhguese kontradiktore mbi lidhjen midis prediabetit dhe rrezikut të demencës, dhe rolit ende të paqartë të barnave të diabetit në parandalimin e demencës.
Neurology 2022. Doi: 10.1212/WNL.0000000000201231
http://doi.org/10.1212/WNL.0000000000201231
Neurology 2022. Doi: 10.1212/WNL.0000000000201399
http://doi.org/10.1212/WNL.0000000000201399