Diabetologji

kor242023

Aktiviteti fizik dhe diabeti i tipit 2. Ja, kur duhet zhvilluar gjatë ditës

Aktiviteti i rregullt fizik mund të jetë i dobishëm për pacientët me diabet të tipit 2, edhe pse për përfitime më të mëdha shëndetësore është e rendësishme edhe periudha kohore në të cilën ai kryhet. Në këtë përfundim ka arritur një studim i botuar në "The American Journal of Medicine", i cili përmbledh avantazhet që kryerja e ushtrimeve fizike ka kontrollin e diabetit të tipit 2 (DM2).

"Aktiviteti fizik është një terapi e linjës së parë për pacientët me DM2, dhe shpesh bashkë me modifikimet dietike dhe ndryshimet në stilin e jetesës rekomandohet edhe kryerja e ushtrimeve fizike të moderuara deri në të forta (për shembull 150 minuta në javë)", shpjegon koordinatori i studimit Steven Malin nga Universiteti Rutgers në Nju Xhersi, duke theksuar se ushtrimet fizike janë një trajtim i pavarur, të cilat mund të parandalojnë, vonojnë ose rikthejnë DM2 dhe se aktiviteti fizik i zakonshëm, ushtrimet fizike të rezistencës, ose kombinimi i të dyve, përmirëson kontrollin e glicemisë si në terma afat shkurtër ashtu edhe afatgjatë. "Përfitimet që vijnë nga kryerja e aktivitetit fizik njihen pak a shumë nga shumica e njerëzve. Por, ajo që jo të gjithë dinë është se cila është qasja më e mirë për të menaxhuar stërvitjen fizike", vazhdon Malin, i cili bashkë me kolegët u thelluan më shumë në këtë temë duke shqyrtuar dhjetëra studime dhe duke pasur si fokus disa parametra kyç: dobia e aktivitetit aerobik në krahasim me ushtrimet fizke të rezistencës si ngritja e peshave, koha optimale e ditës për ushtrime, nëse ato duhet bërë para apo pas ngrënies dhe nëse është ose jo e nevojshme rënia në peshë.

Aktiviteti fizik aerobik, si çiklizmi, noti dhe ecja, rrit rrahjet e zemrës dhe konsumin e oksigjenit, duke ndihmuar në menaxhimin e glicemisë; ushtrimet fizike të rezistencës duke përdorur forca të kundërta si shtangat, peshat dhe brezat e rezistencës nxisin ndjeshmërinë ndaj insulinës në DM2 duke luftuar humbjen e masës muskulare; lëvizja gjatë ditës duke ndarë kohët e ushtrimeve favorizon kontrollin e glicemisë dhe nivelet e insulinës; stërvitja në orët e vona të ditës mund të rezultojë në kontroll më të mirë të niveleve glicemisë në gjak duke përmirësuar edhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.

"Me fjalë të tjera, kombinimi i gjimnastikës dhe ushtrimeve fizike të rezistencës mund të jetë alternativa më e mirë. Ushtrimi gjatë pasdites mund të funksionojë më mirë se ushtrimi në mëngjes për kontrollin e glicemisë, ndërsa stërvitja pas ngrënies mund të jetë më efektive sesa ajopara ngrënies", shkruajnë studiuesit, duke vënë në dukje se rënia në peshë nuk është e nevojshme për të vënë në dukje përfitimet e ushtrimeve, pasi ato mund të reduktojnë yndyrën e trupit duke rritur masën muskulore duke e mbajtur peshën të pandryshuar.

 

American Journal of Medicine 2023. Doi: 10.1016/j.ajmo.2023.100031
http://doi.org/10.1016/j.ajmo.2023.100031


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>