Diabetologji

qer212016

Efekti antidiabetik i kirurgjisë bariatrike shpjegohet nga peptidi Pyy

tags: BYPASS

Një studim i kryer nga kërkuesit e Universitetit norvegjez të Shkencave në bashkëpunim me ata të Oksfordit, konfirmon një të dhënë tashmë të njohur, por që deri më sot nuk ishte aplikuar në praktikë: mundësinë për të shfrytëzuar efektin e reduktimit të oreksit nga veprimi i hormonit peptidik të prodhuar në zorrë - Pyy për të trajtuar me efikasitet diabetin tip 2.

Kërkimi është bazuar në kirurgjinë bariatrike."Shumë persona që janë patologjiisht obezë, kanë edhe diabet tip 2, - thotë Magnus Kringstad Olsen nga universiteti norvegjez. - Ndërhyrja kirurgjikale me bypass-in gastrik (Rygb) është e njohur si një nga metodat më efikase për humbjen e peshës te pacientët patologjikisht obezë. Ata që i nënshtrohen kirurgjisë tregojnë përmirësime të mëdha nën profilin e diabetit tip 2.
Për shumë kohë ishte konsideruar se zhdukja e simptomave të diabetit tip 2 pas kirurgjisë bariatrike ishte pasojë e një prodhimi më të madh të GLP -1, hormon që redukton oreksin", pohon Olsen. Por kërkuesit e përqendruan vëmendjen në hormonin Pyy, i cili kishte të njëjtin efekt.
Duke përdorur një model diabetik miu, shkencëtarët kanë treguar se Rygb risprinton rregullimin normal glukodik të glukagonit dhe të sekretimit të insulinës, si dhe normalizon morfologjinë e ishujve pankreatikë. "Kulturat e ishujve nga serumi i minjve që iu nënshtruan Rygb i imituan këto efekte, duke implikuar ekzistencën e një faktori humoral, - shpjegojnë kërkuesit. - Efekte të tilla janë përmbysur pas një neutralizimi të hormonit Pyy, por kanë mbetur në prani të një antagonisti receptorial të Glp-1.

Gjithashtu efektet e bypass-it gastrik në sekretim janë përsëritur nga një ekspozim kronik i ishujve të miut diabetik në Pyy in vitro". Këto rezultate sipas autorëve të studimit, tregojnë se mekanizmi në bazë të zhdukjes së simptomave të diabetit tip 2 është ndërmjetësuar nga Pyy dhe sugjerojnë se barnat që nxitin lëshimin e Pyy ose veprimin e tij, mund të risprintojnë funksionin e ishujve pankreatikë në diabetin tip 2".

"Ky studim përsërit koncepte që njiheshin tashmë, meqë efekti i kirurgjisë bariatrike mbi diabetin tip 2 është i njohur prej kohësh; megjithatë përfaqëson një konfirmim, - pohon Antonio Pontiroli, diabetolog në universitetin shtetëror në Milano. Aspekti më interesant i kërkimit ështtë shpjegimi se përse kirurgjia bariatrike vepron më shpejt se sa vënia e personave me diabet në dietë.  Nga njëra anë është vetë akti kirurgjikal që lehtëson humbjen në peshë, si dhe vihen re modifikime që lidhen me faktin se po ndërhyhet në zorrë duke arritur një çlirim si të Pyy edhe të Glp-1, substanca që jo vetëm reduktojnë  në mënyrë drastike oreksin, por edhe efektet metabolike. Në rastin specifik të Pyy, - efekti i reduktimit të oreksit te njeriu njihet prej kohësh, por pavarësisht kërkimit, nuk është shfaqur ende një formulim farmaceutik i përshtatshëm për një administrim efikas të tij".

 

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>