mar222018
Diabeti te të rriturit mund të jetë pesë llojesh. Ja, klasifikimi i propozuar.
Sipas një studimi të publikuar në "Lancet Diabetes & Endocrinology", një sistem i ri klasifikimi për diabetin me fillim në moshë të rritur, duke e ndarë atë në pesë nëngrupe, mund të na ndihmojë gjatë përparimit të sëmundjes dhe për rrezikun e komplikacioneve të lidhura me të.
"Kjo metodë rigrupimi për diabetin mund të aplikohet lehtësisht te pacientët, si në praktikën klinike, ashtu edhe në studime", thotë Emma Ahlqvist (Universiteti Lund, Suedi). Kërkuesit kanë analizuar të dhënat e 8.980 pacientëve suedezë mbi 18 vjeç, që janë diagnostikuar së fundi me diabet dhe i kanë klasifikuar në bazë të karakteristikave klinike, përfshi praninë e antitrupave anti dekarboksilaze të acidit glutaminik (GADA), moshën e diagnostikimit, treguesin e masës trupore (IMT), hemoglobinën e glikuar dhe vlerësime të modelit homeostatik 2 (HOMA2) ose funksionin e qelizave beta dhe rezistencën ndaj insulinës.
- 6,4% e pjesëmarrësve në studimin kohorte u klasifikuan në grupin e parë, që përfshinte pacientë me diabet autoimun të rëndë. Karakteristikat klinike të këtyre pacientëve përfshinin fillimin e hershëm të sëmundjes dhe pozitivitetin e GADA-s, një IMT më të ulët, kontroll të dobët metabolik dhe deficit të insulinës. Në këtë grup është arritur përqindja më e madhe e individëve që kanë marrë nga mjeku përshkrim të insulinës (42%).
- Grupi i dytë përfshinte pacientë që kishin diabet me deficit të rëndë të insulinës dhe paraqiste karakteristika klinike të ngjashme me grupin e parë, me përjashtim të negativitetit të GADA-s, por e kishte më të lartë përqindjen e përshkrimeve të metforminës, si edhe rrezikun e retinopatisë diabetike.
- Grupi i tretë përfshinte pacientë me diabet insulino-rezistent të rëndë, që përbënin 15.3 % të pjesëmarrësve dhe karakterizohej nga një nivel i lartë insulino-rezistence, kombinuar me një IMT të lartë. Në të kishte pak përshkrime të metforminës dhe një rrezik dukshëm më të shtuar për sëmundjen renale diabetike.
- Rreth një e pesta e pacientëve ishte pjesë e grupit të katërt, me një diabet të lehtë, të lidhur me obezitetin dhe të shkaktuar prej tij, pa insulino-rezistencë.
- Grupi i pestë, ai që përfshinte thuajse 40% të pacientëve, ishte një diabet i lehtë i lidhur me moshën dhe i karakterizuar nga nisja në moshë më të madhe, pa një profil të dobët metabolik, siç ndodhte me grupet e tjera.
"Në studimet e ardhshme, do të jetë thelbësore të hetohet nëse klasifikimi që i caktohet një pacienti të veçantë, rritet me kalimin e moshës", shkruan Rob Sladek (Universiteti McGill në Montréal).
Lancet Diabetes Endocrinol 2018. Doi: 10.1016/S2213-8587(18)30051-2
http://www.thelancet.com/journals/landia/article/PIIS2213-8587(18)30051-2/fulltext
Lancet Diabetes Endocrinol 2018. Doi: 10.1016/S2213-8587(18)30070-6
http://www.thelancet.com/journals/landia/article/PIIS2213-8587(18)30070-6/fulltext