Diabetologji

sht32018

Diabeti i tipit 2: avantazhet e komplikacionet e kirurgjisë bariatrike te të rinjtë obezë

Tek adoleshentët shumë obezë, me diabet të tipit 2, kirurgjia bariatrike ofron një avantazh të dukshëm në reduktimin e peshës, në remisionin e diabetit dhe në përmirësimin e faktorëve të rrezikut kardiovaskular, krahasuar me terapitë mjekësore. Ky është rezultati i studimit të një grupi kërkimi të udhëhequr nga Thomas Inge (Spitali i Fëmijëve, Kolorado).

Rezultatet e një studimi të publikuar në "JAMA Pediatrics" në fakt, tregojnë se në një nëngrup prej 30 pacientësh të studimit Teen-Longitudinal Assessment of Bariatric Surgery (Teen-LABS) të trajtuar kirurgjikisht, është vënë re një përmirësim prej 95% në diabetin e tipit 2, me një përqendrim të hemoglobinës së glikuar (HbA1c) më të ulët në 6,5%, gjatë dy vjetëve të ndjekjes.

Nga 30 pacientët, 24 i ishin nënshtruar bypass-it gastrik Roux-en-Y dhe gjashtë, gastrektomisë me dorezë vertikale; në kompleks, vlerat e HbA1c kanë zbritur nga 6,8% në 5,5% dhe indeksi i masës trupore (IMT) është zvogëluar me 29% krahasuar me bazën. Tensioni i gjakut, dislipidemia dhe funksioni renal janë përmirësuar në mënyrë të dukshme. Për t'i krahasuar, kërkuesit kanë marrë në konsideratë një nëngrup prej 63 pjesëmarrësish në studimit "Mundësitë e trajtimit të diabetit të tipit 2 tek adoleshentët dhe të rinjtë" (TODAY), të trajtuar me terapi mjekësore (metforminë, metforminë dhe këshillim mbi stilin e jetës, ose metforminë dhe rosiglitazone), të cilët, në fund të periudhës së vëzhgimit kanë patur shtim në peshë, përparim të diabetit dhe asnjë përmirësim në faktorët e rrezikut kardiovaskular.

Te këta pacientë, në fakt, përqendrimi i HbA1c është rritur nga 6,4% në 7,8%, në një periudhë mesatare prej 11,5 muajsh dhe IMT-ja është shtuar me 3,7%, krahasuar me matjen bazë.

"Këto të dhëna sugjerojnë që terapia kirurgjike të merret parasysh në mënyrë prioritare për ata që diagnostikohen me diabet të tipit 2 me fillim të hershëm", konfirmojnë autorët, të cilët më tej nënvizojnë: "Rezultatet mbështesin nevojën për një studim perspektiv të projektuar mirë dhe të kontrolluar, për të përkufizuar rolin e kirurgjisë tek adoleshentët me diabet të tipit 2, që përfshin rezultatet e shëndetit dhe të kirurgjisë".

Kirurgjia bariatrike, në fakt nuk është e privuar nga rreziqet dhe analiza tregon se shtatë pacientë të grupit të trajtuar kirurgjikisht i janë nënshtruar ndërhyrjes së ardhshme kirurgjike dhe riaftësimit spitalor për procedura të tilla si kolecistektomia. Pesë pacientë të tjerë (17%) kanë paraqitur gjithashtu komplikacione që nuk janë të lidhura me ndërhyrjen kirurgjike.

 

JAMA Pediatr. 2018. doi: 10.1001/jamapediatrics.2017.5763
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29532078


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>