Diabetologji

shk12019

Diabeti gjestacional ka pasoja në metabolizmin e glukozës

Një studim i publikuar në "JAMA" tregon se ndërmjet grave me diabet gjestacional të identifikuar me kriteret bashkëkohore, që janë një grup më i madh pacientesh në krahasim me ato që menaxhohen pa kritere të tilla, sëmundja është dukshëm e lidhur me një risk më të lartë të nënës për të pasur çrregullim të metabolizmit të glukozës gjatë një ndjekjeje afatgjatë pas shtatzënisë.

"Sekelat e diabetit gjestacional të identifikuar sipas kritereve bashkëkohore, që diagnostikojnë patologjinë te pothuajse dy herë më shumë gra, krahasuar me kriteret e përdorura më parë, nuk ishin të qarta. Prandaj kemi dashur të shqyrtojmë lidhjet e sëmundjes me metabolizmin e glukozës së nënës dhe adipozitetin e pasardhësit, nga 10 deri 14 vjet pas lindjes", shpjegon William Lowe Jr (Universiteti Veriperëndimor, Çikago), autori kryesor i studimit. Për t'u thelluar në këtë çështje, kërkuesit kanë vlerësuar 4.697 nëna (me moshë mesatare 41,7 vjeçe) dhe 4.832 fëmijë (mosha mesatare 11,4 vjeç, 51% meshkuj) gjatë një ndjekjeje mesatare prej 11,4 vjetësh. Diabeti gjestacional është përkufizuar post hoc duke përdorur kriteret e Shoqatës Ndërkombëtare të Diabetit dhe Grupit të Studimit për Diabetin e Shtatzëninë dhe të tilla kritere kanë qenë të kënaqshme për rreth 14% të nënave pjesëmarrëse.

Ndërmjet femrave me diabet gjestacional, 52,2% (346/663) kanë zhvilluar një çrregullim të metabolizmit të glukozës në krahasim me 20,1% (791/3946) të nënave pa diabet gjestacional. Ndërmjet fëmijëve të lindur nga nënat me diabet gjestacional, 39,5% (269/681) ishin mbipeshë ose obezë dhe 19,1% (130/681) ishin obezë, në krahasim me 28,6% (1172/4094) dhe 9,9% (405/4094), respektivisht te fëmijët e lindur nga nënat pa diabet gjestacional.

Diabeti gjestacional i përkufizuar nga kritere më të gjera, ishte për rrjedhojë i lidhur dukshëm me çrregullimet e metabolizmit të glukozës te nëna. Diferenca sa i përket mbipeshës infantile ose obezitetit ndërmjet fëmijëve të lindur nga nënat me diabet gjestacional dhe atyre të lindur nga nëna pa diabet, nuk ka rezultuar statistikisht e rëndësishme. Autorët kujtojnë që matje të mëtejshme të adipozitetit infantil mund të jenë të rëndësishme në interpretimin e studimit.

 

JAMA. 2018. doi:10.1001/jama.2018.11628
https://jamanetwork.com/journals/jama/article-abstract/2702144


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>