Diabetologji

shk52019

Vaksina kundër rotavirusit mund të mbrojë edhe nga diabeti i tipit 1

Një ulje e numrit të fëmijëve australianë me diagnozën e diabetit të tipit 1, të verifikuar për herë të parë në vitet tetëdhjetë, sipas një studimi të ri të publikuar në "JAMA Pediatrics", mund të lidhet me futjen e vaksinimit rutinë kundër rotavirusit te të porsalindurit.

Kërkuesit kanë studiuar numrin e fëmijëve australianë me diagnozën e diabetit të tipit 1 nga viti 2000 deri në vitin 2015, duke zbuluar që incidenca te fëmijët me moshë 0-4 vjeç është zvogëluar nga viti 2007, vit në të cilin është futur vaksina kundër rotavirusit në imunizimin rutinë.

"Reduktimi i rëndësishëm i diabetit të tipit 1 që kemi zbuluar te fëmijët e vegjël pas vitit 2007 nuk është vënë re te fëmijët e moshës 5-14 vjeç, gjë që sugjeron që fëmijët mund të jenë të ekspozuar ndaj një faktori mbrojtës që nuk ka pasur impakt mbi ata më të mëdhenj", shpjegon Kirsten Perrett (Universiteti i Melburnit), autore kryesore e punimit. Duke mos lidhur në mënyrë definitive vaksinën kundër rotavirusit me mbrojtjen kundër diabetit të tipit 1, zbulimi kujton kërkimet e mëparshme që sugjeronin një rol të infeksionit natyral të rotavirusit në riskun për diabetin e tipit 1.

"Njëzet vjet më parë, grupi ynë i punës ka zbuluar një lidhje ndërmjet shfaqjes së shënjuesve imunitarë të diabetit të tipit 1 te fëmijët dhe infeksionit nga rotavirusi. Studimet pasuese në modelet e laboratorit kanë sugjeruar që infeksioni nga rotavirusi në qelizat pankreatike mund të shkaktojë një sulm imunitar kundër qelizave prodhuese të insulinës, ngjarje e ngjashme me atë që ndodh në diabetin e tipit 1", shpjegon Len Harrison (Universiteti i Melburnit).

Edhe pse natyra observuese e punimit nuk lejon nxjerrjen e konkluzioneve të sigurta, kërkuesit konfirmojnë se, në bazë të asaj që është sugjeruar nga studimi, mundësia që vaksinimi të arrijë të reduktojë edhe riskun për diabet të tipit 1, është e lartë dhe do të vazhdojnë në këtë drejtim për të shqyrtuar më nga afër lidhjen, duke krahasuar regjistrat shëndetësorë të fëmijëve të vegjël me ose pa diabet të tipit 1. "Në këtë fazë nuk e dimë ende nëse reduktimi i diabetit të tipit 1 është një efekt i përhershëm apo i përkohshëm dhe mund të jetë i rëndësishëm vetëm për fëmijët australianë", përfundojnë autorët.


JAMA Pediatrics 2019. Doi: 10.1001/jamapediatrics.2018.4578
https://jamanetwork.com/journals/jamapediatrics/article-abstract/2721243


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>