Diabetologji

qer132019

Zbulohet te pacientët me diabet 1, një qelizë "hibride" e lidhur me zhvillimin e sëmundjes

Një grup studiuesish të Shkollës së Mjekësisë "Johns Hopkins" në Baltimorë ka njoftuar në revistën "Cell" për zbulimin e një qelize të re që mund të luajë rol kyç në variantin e varur nga insulina ose juvenil të diabetit, një sëmundje autoimune që prek kryesisht fëmijët dhe të rriturit e rinj dhe që e bën organizmin të paaftë për të prodhuar insulinë. Zbulimi, sipas autorëve të koordinuar nga Abdel-Rahim Hamad, mund të përfaqësojë një pikë të konsiderueshme kthese në trajtimin e diabetit të tipit 1.

"Nëse konfirmohet nga studimet e kryera në rastet më të mëdha studimore, ky është një zbulim potencialisht revolucionar", thotë Francesco Dotta (profesor i Endokrinologjisë në Universitetin e Sienës). Në fakt, ekspertët kanë zbuluar ekzistencën e një qelize hibride gjysmë limfocite B (qelizë imune që prodhon antitrupa kur takon një armik) dhe gjysmë limfocite T (qelizë imune që e sulmon armikun, ose drejtpërsëdrejti, ose duke aktivizuar një sulm nga ana e qelizave të tjera). "Në praktikë, ky është një lloj përbindëshi imunitar: një qelizë me identitet të dyfishtë që ka në sipërfaqe një super-antigjen njëmijë herë më efikas se insulina në nxitjen e një reaksioni autoimun ndaj qelizave beta pankreatike, që prodhojnë insulinë", shpjegon Dotta.

Më tej, ai shton: "Për më tepër, komponenti B i qelizës prodhon një antitrup shumë të fuqishëm kundër insulinës, potencialisht i aftë për të shkaktuar një reaksion të fortë imun tek ata që janë të predispozuar ndaj sëmundjes". Sipas simulimeve të bëra nga hulumtuesit amerikanë, kjo do të ishte "qeliza X", e kërkuar për njëfarë kohe si shkak i diabetit autoimun, i aftë për sulme të fuqishme autoimune ndaj qelizave të pankreasit që prodhojnë insulinë.
Do të ishte pikërisht ky identitet i dyfishtë që e bën atë kaq agresiv dhe hap rrugën për zhvillimin e imunoterapive specifike kundër kësaj qelize, që mund të luajë një rol në sëmundjet e tjera autoimune, si skleroza e shumëfishtë dhe artriti reumatoid.


Cell 2019. Doi: 10.1016/j.cell.2019.05.007
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31150624


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>