Mjekësi e përgjithshme

maj132024

Artriti reumatoid. Imunoterapia me BiTE mund të ndikojë në rezistencën ndaj terapisë

Në një studim të publikuar në Nature Medicine, u propozua një trajtim i ri për artritin reumatoid, i cili mund të ndikojë jashtëzakonisht në terapinë e rasteve të rënda dhe të atyre rezistente ndaj terapive aktuale. Studimi ka demonstruar se përfshirja e antitrupave monoklonalë bispecifikë (BiTE), u jep mundësinë limfociteve T të shkatërrojnë limfocitet B "rebele" (prodhues të autoantitrupave përgjegjës për sëmundjen), pa efekte anësore të mëdha.

"Kontakti" midis qelizave dhe molekulave përmbyllet me eliminimin e qelizave B, që bartin sëmundjen (pra, ato që prodhojnë antitrupat përgjegjës për inflamacionin dhe shkatërrimin e artikulacioneve), nga shtypësit e qelizave T. Kjo lloj "prite" imunitare organizohet nga blinatumomabi (ose Blina), një imunoterapeutik i përdorur për trajtimin e disa tumoreve të gjakut. Në rastin e artritit reumatoid, përfshirja e tij ishte eksperimentale, por shfaqi një efekt të jashtëzakonshëm në rezultatet terapeutike.

Blina është një antitrup monoklonal bispecifik, pra "me dy krahë", një formë imunoterapie, i cili nxit shkatërrimin e qelizave B nëpërmjet veprimit të shtypësit të qelizave T, duke lehtësuar kontaktin e tyre. Pra, ai është një bar "lehtësues", i cili i afron këto dy kategori qelizash, duke e bërë më efektiv eliminimin e qelizave B "të devijuara" nga limfocitet T, pra me kujtesën e bllokuar në prodhimin e pakontrolluar të antitrupave të drejtuar ndaj artikulacioneve, në rastin e artritit reumatoid.
Bari shkaktoi një rënie të shpejtë të aktivitetit të sëmundjes, duke reduktuar nivelin e antitrupave qarkullues, si dhe duke përmirësuar inflamacionin e indeve sinoviale. Analizat e sofistikuara laboratorike (si citometria e fluksit me dimension të lartë),  kanë konfirmuar se përmirësimi klinik ka ardhur pas rivendosjes së imunitetit, si rezultat i eliminimit të qelizave B "të këqija" (pra, me kujtesën "e aktivizuar" në prodhimin e vazhdueshëm të autoantitrupave), të cilat zëvendësohen nga qelizat B "të mira". Terapia është toleruar mirë (pacientët shfaqën vetëm rritje të përkohshme temperature pas infuzionit të parë, por pa shenja të sindromit të çlirimit të citokinave).

"Bari ka shkaktuar rënie të shpejtë të aktivitetit të sëmundjes në gjashtë pacientë me artrit reumatoid multi-rezistent ndaj trajtimit (ndër të cilët, edhe një paciente italiane), të cilëve u është administruar Blina, duke reduktuar nivelin e antitrupave qarkullues dhe duke përmirësuar inflamacionin e indeve sinovale, siç e kemi dokumentuar në ekografi, në Fapi-Pet-Tac dhe me analizën transkriptomike të inflamacionit të membranës sinoviale", shpjegon Maria Antonietta D'Agostino.

Individët e prekur nga artriti reumatoid në format më të rënda, janë shpesh rezistentë ndaj barnave (edhe ndaj atyre të gjeneratës së fundit). Ja, përse rezultatet e këtij studimi ngjallin shpresa për një trajtim të ri edhe për rastet më të ndërlikuara e të vështira.
"Ky, mund të jetë fillimi i një epoke të re të trajtimit të ndërmjetësuar nga barnat për sëmundje të tjera autoimune të ndërmjetësuara nga qelizat B, që nga lupusi e deri te sklerodermia. Mënyra e përfshirjes së qelizave T për të shkatërruar limfocitet B, prodhuese të autoantitrupave, të cilët ruajnë gjendjen e aktivitetit të sëmundjes dhe janë përgjegjës për mungesën e reagimit ndaj barnave të përdorura aktualisht, mund të çojë në një mënyrë të re për të sulmuar sëmundjet autoimune, duke shfrytëzuar veprimin e sistemit tonë imunitar. Ky është i njëjti koncept i përdorur nga terapia me Car-T, në të cilën limfocitet T "aktivizohen" për shkatërrimin e limfociteve B autoreaktive.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>