Diabetologji

tet112019

Udhëzimet e fundit europiane: një diabetik në 5, duhet të konsultohet me hepatologun

Një studim i paraqitur në Kongresin e 55-të vjetor të EASD-së, që është zhvilluar së fundmi në Barcelonë, ka treguar se diabeti po bëhet gjithnjë e më shumë një sëmundje sistemike, e aftë për të dëmtuar të gjitha organet, përfshirë edhe mëlçinë. Aq më tepër që, një gjendje e zakonshme në diabetin e tipit 2 (DM2) është steatoza hepatike, e cila në format më të rënda mund të zhvillohet në cirrozë. Pas kritereve të treguara në udhëzimet e reja të tre shoqatave shkencore evropiane (EASD/EASL/EASO) ekziston mundësia që, përmes algoritmeve të bazuara në testet rutinë të gjakut, të identifikohen mes njerëzve me diabet ata që kanë rrezik të lartë nga dëmtimi i mëlçisë dhe të shkojnë te një hepatolog për vlerësim.

"Sipas këtij studimi, këta pacientë, mund të jenë 13% - 28% e atyre që i përkasin një klinike diabetologjie", shpjegon autori i parë, Stefano Ciardullo (Universiteti Milano Bicocca). Ai shton: "Rezultatet e steatozës joinvazive, treguan gjithashtu një lidhje të mirë me praninë e mikroalbuminurisë, ndërsa ato të fibrozës, me praninë e komplikacioneve renale (insuficienca renale) dhe kardiovaskulare (infarktet, iktuset dhe problemet vaskulare në gjymtyrët e poshtme)".
Ky studim tregon se, pas udhëzimeve të përbashkëta EASL/EASD/EASO, diabetologët duhet të dërgojnë një përqindje të konsiderueshme të pacientëve të tyre te hepatologët, për një përkufizim më të mirë të patologjisë hepatike.
Për më tepër, përdorimi i rezultateve joinvazive dhe të thjeshta që merren në praktikën klinike, mund të lehtësojë identifikimin e subjekteve në rrezik më të madh për komplikacione renale dhe kardiovaskulare të diabetit.

"Hulumtimi ynë, i realizuar në një grup të madh subjektesh me diabet tip 2, tregon se sipas udhëzimeve të fundit evropiane, rreth një pacient në pesë, i ndjekur në klinikat tona të diabetologjisë, duhet të dërgohet te hepatologët, për shkak të një rreziku të lartë për patologji hepatike me baza metabolike", përfundon Gianluca Perseghin, profesor i Endokrinologjisë në Universitetin Milano Bicocca.


EASD Annual Meeting 2019
https://www.easd.org/annual-meeting/easd-2019.html


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>