nën192019
Te diabetikët me funksion të reduktuar renal, rreziku kardiovaskular është më i ulët me metforminën
Krahasuar me trajtimin me sulfanilure, trajtimi me metforminë është i lidhur me një reduktim të rrezikut për evente kardiovaskulare të kundërta më të mëdha (MACE) te pacientët me diabet të tipit 2 (DM2) dhe funksion të reduktuar renal, sipas një studimi të publikuar në "JAMA" dhe të prezantuar në takimin vjetor të Shoqatës Europiane për Studimin e Diabetit, të zhvilluar në Barcelonë.
Autorja kryesore, Christianne Roumie (Veteran Administration Tennessee Valley, në Nashville) dhe kolegët e saj kanë zhvilluar një studim retrospektiv kohorte mbi veteranët amerikanë për të krahasuar MACE-n te pacientët diabetikë dhe funksionin e reduktuar renal. Kohortja përfshinte
24.679 pacientë në terapi me metforminë dhe 24.799 me sulfanilure; të gjithë pjesëmarrësit kishin një shpejtësi filtrimi gromerular mesatar të vlerësuar prej 55,8 ml/min/1,73 m² dhe vlera të hemoglobinës së glikuar (HbA1c) prej 6,6%. Nga të dhënat e mbledhura gjatë ndjekjes, e cila ka zgjatur respektivisht 1 dhe 1,2 vjet, kërkuesit kanë identifikuar 1.048 MACE mes përdoruesve të metforminës dhe 1.394 mes subjekteve në trajtim me sulfanilure.
"Ky studim sugjeron praninë e një rreziku kardiovaskular më të ulët me metforminën, krahasuar me sulfaniluret mes diabetikëve që zhvillojnë një funksion të reduktuar renal", shkruajnë autorët. Në një editorial komentues, Deborah Wexler (Spitali i Përgjithshëm i Masaçusetsit), shkruan: "Së fundi, ka prova mbi efikasitetin krahasues të glimepiridit, një sulfanilureje,një inhibitori të DPP-4, e një antagonisti të receptorit të GLP-1 dhe të insulinës bazë, secili prej tyre duke iu shtuar metforminës. Rezultatet janë të pritshme me një publikim në vitin 2022, kur të dalin rezultatet e eksperimentit GRADE (Reduktimi i glicemisë, qasje në diabet: Një efikasitet krahasues).
Ndërkohë, mjekët mund të vazhdojnë t'i përdorin sulfaniluret me kosto të ulët të shtuar ndaj metforminës për menaxhimin e hiperglicemisë në DM2, duke i besuar efikasitetit të tyre në kuadër të sigurisë kardiovaskulare dhe të reduktimit të komplikacioneve mikrovaskulare".
JAMA. 2019. doi: 10.1001/jama.2019.13206
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31536102
JAMA. 2019. doi: 10.1001/jama.2019.14533
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31536110