nën282019
Te nënat me diabet pregravidik shtohet rreziku për të lindur fetus të vdekur
Nga një studim i publikuar në "Diabetologia" dhe i firmosur nga Robert Lindsay (Instituti i Shkencave Kardiovaskulare e Mjekësore, në Universitetin e Glasgout) dhe nga kolegët e tij, del se gratë shtatzëna diabetike kanë një rrezik nga katër deri në pesë herë më të madh për të lindur një fetus të vdekur. "Glicemia e lartë dhe obeziteti janë faktorë të rëndësishëm rreziku për vdekje intrauterine fetale (MEF)", shkruajnë autorët, duke nënvizuar se pjesa më e madhe e vdekjeve fetale ndodh para javës së 37-të.
Faktorët e njohur të rrezikut janë duhani, obeziteti dhe mosha e madhe e nënës, përveç rritjes të dobët fetale. Në studimin e zhvilluar në harkun e 18 vjetëve, kanë marrë pjesë 5.392 fëmijë të lindur nga 3.847 nëna me diabet të tipit 1 e 2 dhe normat e lindjes së fetusit të vdekur kanë qenë respektivisht 16,1 dhe 22,9 për 1.000 lindje, krahasuar me 4,9 për 1.000 në popullsinë e përgjithshme. Gratë me MEF dhe diabet të tipit 1 kishin nivele glicemike mesatare të rritura në të gjitha fazat e shtatzënisë, ndërsa te gratë shtatzëna me diabet të tipit 2, del një model i ndryshëm: në këtë rast, glicemitë pregravidike, përveç atyre në shtatzëni, duket se janë faktori më i rëndësishëm parashikues i MEF-it. "Në mënyrë paradoksale në praktikën klinike, mbledhja e të dhënave mbi kontrollin glicemik si pjesë e vlerësimit pregravidik, që do të kishte rëndësi të veçantë për nënat me diabet të tipit 2, është përgjithësisht inferior në krahasim me diabetin e tipit 1", nënvizon Lindsay.
Dhe komenton: "Në dritë të këtyre rezultateve, sforcot për të përmirësuar kontrollin glicemik para dhe gjatë shtatzënisë, kanë rëndësi qendrore në parandalimin e MEF-it". Autorët përfundojnë: "Arritja e vlerave glicemike të afërta me normalitetin mbeten çelësi i kthesës në reduktimin e rrezikut për MEF. Dhe, duke qenë se vdekshmëria në lindje është e lartë, sidomos në fund të shtatzënisë, deri kur nuk do të jetë i disponueshëm një vlerësim më i kujdesshëm i rrezikut, lindja e parakohshme mund të jetë një opsion interesant".
Diabetologia. 2019. doi: 10.1007/s00125-019-4943-9
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31353418