Diabetologji

shk132020

Diabeti gjestacional. Një algoritëm është në gjendje të parashikojë shfaqjen e tij

Mjaftojnë 9 pyetje për të parashikuar rrezikun që ka një grua shtatzënë, apo edhe një grua në fazën para shtatzënisë, që të sëmuret nga diabeti, një komplikacion që prek 3 deri 9% të të gjitha shtatzënive.
Algoritmi parashikues është rezultat i një pune të botuar në "Nature Medicine" dhe të nënshkruar nga studiuesit e Institutit të Shkencave "Weizmann", në Izrael, të cilët kanë analizuar të dhënat e 450 mijë shtatzënive, duke ekstrapoluar nga një grup prej 2.000 matjesh të referencës, nëntë pyetje treguese të rrezikut për diabet gjestacional: data e lindjes; pesha dhe lartësia; predispozita familjare për diabet; kolesteroli i lartë; sindroma e vezores policistike; paradiabeti; hipertensioni; abortet spontane; diabeti në shtatzënitë e mëparshme.

Algoritmi, më tej, u vërtetua në 140,000 shtatzëna të tjera, për të testuar aftësinë e tij parashikuese për rrezikun e diabetit gjestacional. "Qëllimi ynë ishte të ndihmonim sistemet shëndetësore të krijonin strategji për të parandaluar diabetin gjatë shtatzënisë", thotë bashkautori Eran Segal. "Diabeti i tipit 2 po shtohet në mënyrë eksponenciale në nivel global dhe përhapja e diabetit gjestacional (GDM) lidhet drejtpërdrejt me diabetin e tipit 2. Gratë që zhvillojnë GDM, në fakt, kanë më shumë të ngjarë të zhvillojnë diabet në vitet e mëtejshme pas shtatzënisë dhe, në të njëjtën kohë, nëse gjendja e hiperglicemisë në shtatzëni nuk korrigjohet në mënyrën e duhur, rreziqet metabolike për fëmijën do të rezultojnë në mbipeshë, diabet dhe patologji metabolike gjatë adoleshencës", thotë në një koment për agjencinë ANSA, Elisabetta Torlone, drejtuese e grupit të studimit mbi diabetin dhe shtatzëninë, në Shoqatën Italiane të Diabetologjisë (SID).

"Modeli i propozuar nga studiuesit izraelitë shpreh interesin e madh mjekësor dhe shoqëror që përfaqëson diabeti në shtatzëni dhe mund të jetë pikënisje për gjetjen e modeleve novatore dhe lehtësisht të zbatueshme edhe për parandalimin parësor të diabetit të tipit 2", përfundon Torlone.


Nature Medicine 2020. Doi: 10.1038/s41591-019-0724-8
https://doi.org/10.1038/s41591-019-0724-8


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>