Diabetologji

tet22020

Kujdesi për dhëmbët mund të ulë rrezikun e diabetit

Një studim korean sugjeron që higjiena orale është faktor kryesor në rrezikun për diabet. Sipas autorëve, të udhëhequr nga Yoonkyung Chang (Kolegji i Mjekësisë në Universitetin "Ewha womans" në Seul), larja e shpeshtë e dhëmbëve mund të jetë faktor lehtësues për rrezikun e diabetit me fillim të hershëm, ndërsa sëmundja periodontale dhe shtimi i numrit të dhëmbëve që mungojnë, janë faktorë që rrisin rrezikun e sipërpërmendur. "Përmirësimi i higjienës mund të shoqërohet me një rrezik të reduktuar për diabet me fillim të hershëm", shkruajnë ata në artikullin e botuar në "Diabetologia".

Lidhja me diabetin me fillim të hershëm, sëmundjen periodontale dhe higjienën e dobët orale është hamendësuar nga studiuesit pasi që të dyja mund të shkaktojnë bakteremi kalimtare dhe inflamacion sistemik. "Inflamacioni luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e diabetit, një problem serioz shëndetësor global", shpjegojnë ata. Studimi analizoi të dhënat nga Sistemi Kombëtar i Sigurimeve Shëndetësore Koreane, prej gati 190,000 individësh që vetëraportuan sjelljet e tyre të lidhura me higjienën orale, të tilla si frekuenca e larjes, vizitat dentare dhe pastrimi. Gjatë një ndjekjeje mesatare 10-vjeçare, 31,545 pjesëmarrës zhvilluan diabet, me një normë ngjarjesh prej 16,1%. Kjo normë ishte 17.2% te njerëzit me sëmundje periodontale dhe 15.8% tek ata pa këtë sëmundje.

Sëmundja periodontale mbeti e lidhur pozitivisht me paraqitjen e diabetit me fillim të hershëm edhe pas rregullimit sipas faktorëve të shumtë ngatërrues dhe shkalla e ngjarjes u rrit nga 15.4% për një dhëmb të humbur në 21.4% për 15, ose më shumë dhëmbë të humbur. Për më tepër, rreziku i shfaqjes së diabetit të ri ishte dukshëm më i ulët me larjen e dhëmbëve të paktën 3 herë në ditë, krahasuar me 0-1 herë. Më në fund, lidhja e sëmundjes periodontale me diabetin ishte më e fortë te njerëzit e moshës 51-vjeçare e më të rinj, krahasuar me ata të moshës 52 ose më shumë vjeç.

 

Diabetologia. 2020 Mar 2. doi: 10.1007/s00125-020-05112-9.
https://doi.org/10.1007/s00125-020-05112-9


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>