Diabetologji

qer292021

Covid-19. Shumë njerëz që zhvillojnë sëmundjen, shfaqin hiperglicemi

Sipas një studimi të botuar në "Nature Metabolism" dhe kryer nga spitali Sacco, spitali San Paolo dhe Universiteti i Milanos në bashkëpunim me Universitetin e Pizës dhe Shkollën Mjekësore të Harvardit në Boston, pacientët me COVID-19 kanë një prevalencë më të lartë të hiperglicemisë. "Të dhënat tona tregojnë se COVID-19 është i lidhur me një kontroll glikometabolik të luhatshëm, i cili mund të vazhdojë edhe pas shërimit nga sëmundja dhe ky fakt sugjeron se janë të justifikuara hetimet e mëtejshme të anomalive metabolike në kontekstin e long-COVID", shpjegojnë autorët, të cilët u drejtuan nga Paolo Fiorina, i ASST Fatebenefratelli-Sacco (Universiteti i Milanos dhe Shkolla Mjekësore e Harvardit).

Studiuesit u nisën nga fakti se çlirimi i citokinave që ndodh si pasojë e infeksionit SARS-CoV-2 mund të përshpejtojë fillimin e ndryshimeve metabolike, duke ndikuar në homeostazën e glukozës. Për të kuptuar më mirë situatën, ata vlerësuan të dhënat e 551 pacientëve të shtruar në spital për COVID-19 në Itali, pa histori paraprake ose diagnozë të diabetit dhe dokumentuan anomali në kontrollin glikometabolik, në rezistencën ndaj insulinës dhe në funksionin e qelizave beta. Përveç kësaj, ata përshkruan edhe anomalitë e vazhdueshme të glicemisë në pacientët e shëruar, dy muaj pas fillimit të sëmundjes. Ekspertët zbuluan se 46% e pacientëve ishin hiperglicemikë, ndërsa 27% ishin normoglicemikë. Përmes testimit klinik dhe monitorimit të vazhdueshëm të glukozës në një nëngrup pacientësh, studiuesit zbuluan kontroll të dobët glikometabolik, me rezistencë ndaj insulinës dhe një profil anormal të citokinave, edhe në pacientët normoglicemikë. Gjithashtu, autorët kanë qenë në gjendje të zbulonin anomali glicemike për të paktën dy muaj te pacientët që u rikuperuan nga COVID-19. "Rezultatet tona mund të jenë të dobishme për të hetuar mekanizmat e diabetit në pacientë veçanërisht të brishtë dhe për të zhvilluar strategji të reja terapeutike për këtë sëmundje", përfundojnë ekspertët.


Nature Metabolism 2021. Doi: 10.1038/s42255-021-00407-6
https://doi.org/10.1038/s42255-021-00407-6 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>